Tritoli në makinë/ Zbardhet dëshmia e vëllezërve Debreshi: M’ke çu n’burg o plak, na q*ve nënën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur dëshmia e Elton Debreshit, minator dhe ish-kandidat i pavarur në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, të cilit pak ditë më parë iu vendos tritol në makinë.

Ai në dëshminë e tij tha se nuk dyshon tek askush, por që beson se i është vënë tritol për presion, duke thën se duan ti bëjnë persion për denoncimet mbi problemet në minier.

“Unë jam kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar Bulqizë ku dhe kam kandiduar për deputet në qarkun Dibër si kandidat i pavaruar për të përfaqësuar minatorët e Bulqizës.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur, shtetasi Elton Debreshi, ka deklaruar se: Rreth orës 22:00, kam shkuar në shtëpi, kam parkuar makinën para shtëpisë dhe kam qëndruar me familjen time. Bashkëshortja me fëmijët u larguan më përpara për të fjetur, ndërsa unë kam shkuar për të fjetur rreth orës 23:00. Rreth orës 00:20, kam dëgjuar një shpërthim, i cili dukej afër shtëpisë time. Jam ngritur me gjithë bashkëshorten për të parë fëmijët se mos ishin trembur dhe nga dritarja e tyre kemi parë tym në drejtim të makinës time. Kur dola jashtë, pashë se kofano e makinës ishte e ngritur, ventilatori i makinës ishte i ndezur, xhami makinës ishte i thyer dhe tek pjesa e motorit dilte tym. Unë i kam hedhur një kovë ujë se kisha frikë mos merrte flakë dhe kam njoftuar policinë. Gjatë kohës që po prisja policinë nga kodra ka kaluar një makinë e bardhë, e vogël, në të cilën dallova shtetasin Fatjon Truka, nga fshati Dushaj, i cili ishte me djalin e tij të dytë, i quajtur Musa, të cilët dolën nga makina më folën se çfarë kisha dhe pastaj ikën.”, thuhet në dëshminë e Debreshit raporton “neës24”.

Lexo edhe :  Familja mbetet në qiell të hapur, shkrumbohet banesa

Ndërsa vëllai i Eltonit, Alfred Debreshaj, i cili është arrestuar, pasi akuzohet se ka qenë ai që i ka vënë tritonin është shprehur se ditë që ka ndodhur ngjarja ndodhej tek xhaxhai.

Nga përgjimet rezulton se shtetasi Alfred Debreshi, është person i implikuar drejtpërdrejt në këtë ngjarje, pasi në bisedat e tij, ai disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët: “më fute në burg, me q… nënën”, “e din se m’ke çu më burg o plak”, “na q… nënën mor burr”.

Gjithashu vëllezerit kanë folur për mënyrën sesi do të deklarojnë në Polici.

Më parë neësbomb raportoi nga burime te sigurta se organi i akuzës dhe Policia kanë dyshime të forta se dy vëllezërit Debreshi mund të kenë planifikuar bashkë skemën e vendosjes së tritolit në Mercedesin në pronësi të Elton Debreshit, që të dukej si një sulm për qëllime dashakeqe, meqë ky shtetas kandidoi si i pavarur në zgjedhje dhe u gjobit nga Policia me 50 milionë lekë.

 

 

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV