Kushi në Elbasan: Libra falas për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja kanë dorëzuar në mënyrë simbolike librat shkollorë tek tre fëmijët e një familjeje në Elbasan.

 “Patëm kënaqësinë t’u dorëzonim tekstet shkollore falas tre fëmijëve në familjen e Fatmir Sinanit, baba i binjakëve Xhuel dhe Nuel në klasën e dytë, dhe Sevit nxënëse në klasën e nëntë, shkruan Ministrja Kushi në statusin e saj në rrjetin social.

Ajo më tej shprehet se këtë vit nisma “Librat Falas” u zgjerua edhe me klasat 8 dhe 9, duke i pajisur kështu me tekste shkollore të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare. Së bashku edhe me 16 kategoritë në nevojë nga klasat 10-12, numri i nxënësve përfitues në total është 280 mijë.

Ministrja ka bërë të ditur se duke filluar që nga data 1 shtator, tekstet shkollore do të shpërndahen për të gjithë nxënësit në të gjitha shkollat e vendit.

Ndërkohë, ministrja Kushi gjatë vizitës nuk ka lënë pa përmendur rëndësinë e vaksinimit për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

 “Shpresojmë që ky vit shkollor të jetë një vit normal, pasi pjesa më e madhe e mësuesve janë vaksinuar,”-shprehet Kushi.

 

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV