Operacion i madh anti-drogë mes Shqipërisë, Gjermanisë dhe Spanjës, arrestohen 107 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion i madh anti-drogë është realizuar mes Gjermanisë, Spanjës dhe Shqipërisë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndodhet në Madrid, ku po merr pjesë në konferencën e përbashkët, për prezantimin e rezultateve të megaoperacionit të përbashkët të koduar “DOBRA”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal në fushën e krimit të organizuar dhe u arrestuan 107 persona të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës.

Sipas Europol, 107 persona u arrestuan gjatë një dite aksioni më 13 korrik që përfshiu autoritetet e zbatimit të ligjit në Spanjë, Gjermani dhe Shqipëri.

Grupi kriminal besohet se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë ku ata kultivonin dhe përpunonin marijuanën, para se të transferohej në vendet e tjera evropiane për shpërndarje të mëtejshme.

Gjatë këtij megaoperacioni u kryen kontrolle në 51 ambiente, nga të cilat 23 plantacione/shtëpi bari, u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis, u sekuestruan 938 kg boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.

Ky grup kriminal i organizuar me bazë klani ishte i strukturuar në mënyrë hierarkike, me degë që vepronin ndërkombëtarisht. Disa nga anëtarët e tij të arrestuar kanë një histori të trafikut të drogës në vende të ndryshme.

Kriminelët po devijonin furnizimin me energji elektrike për të kultivuar ilegalisht bimët në ambiente të mbyllura. Është vlerësuar se energjia elektrike e vjedhur arrin në mbi 1.6 milion € në të ardhura të humbura të shërbimeve, bën të ditur Europol.

Të fundit

Hailey Bieber shet markën e saj të bukurisë “Rhode” për 1 miliard dollarë

Modelja dhe sipërmarrësja Hailey Bieber ka shitur markën e saj të njohur të bukurisë dhe kujdesit të lëkurës, Rhode,...

Çfarë ndodhi?/ Berisha mbledh urgjentish drejtuesit e qarqeve, ja arsyeja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve, që ka zgjatur rreth 30 minuta. Në fokus të takimit...

“Furtunë” në Policinë e Tiranës!/ Ndryshohet shefi i trafikut urban, preken edhe krimet

Së fundmi pas përfundimit të zgjedhjeve janë bërë  transferime dhe lëvizje të shumta në policinë e kryeqytetit, ku disa shefa krimesh janë ndryshuar, por...

Bëri shqiponjën para monumentit të UÇK-së, Adeyemi “çmend” serbët

Karim Adeyemi po shijon pushimet në Kosovë. Lojtari me pasaportë gjermane ka bërë bujë të madhe së fundmi, teksa në rrjetet sociale ka shpërndarë...

“Koha jote ka perënduar”/ Tone të ashpra e akuza mes Berishës e Spiropalit në Kuvend

Ka përfunduar pas 15 minutash seanca plenare në Kuvend, e para që nga zgjedhjet e 11 majit. Seanca u karakterizua nga tone të ashpra...

Lajme të tjera

Web TV