Talebanët janë më të fuqishëm se 10 vende të NATO-s, kanë më shumë avionë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Talebanët kanë tashmë në dorë armatim me vlerë dhjetëra milionë paund, përfshirë helikopterë të blerë nga SHBA dhe aeroplanë sulmues, duke u dhënë atyre më shumë fuqi ajrore sesa shumë anëtarë të NATO-s.

Sipas një analize të bërë nga DailyMail, rezulton se gjatë muajve të fundit, xhihadistët kanë vënë nën kontroll 10 fusha të mëdha ajrore nga Bagram në Mazar-i-Sharif, dhe sot u ngritën në qiell me një helikopter prej 6 milionë dollarësh Black Hawk, në luftën e tyre kundër rezistencës në Luginën Panjshir.

Shefat talebanë raportohet se kanë urdhëruar trupat e tyre që të gjejnë pilotë nga Forcat Ajrore të shpërndara afgane, të cilët bënë trajnime të shtrenjta nga SHBA dhe aleatët e saj, për të fluturuar aeroplanë luftarakë dhe helikopterë të teknologjisë së lartë.

Pa pilotë të specializuar, ngritja në ajër e një avioni të tillë të sofistikuar është pothuajse e pamundur për një amator – por disa video të terroristëve sugjerojnë se ata kanë nisur rekrutimet.

Sipas Dailymail, talebanët kanë më shumë avionë dhe helikopterë sesa Sllovenia, Maqedonia e Veriut apo Shqipëria, Mali i zi etj.

Para rënies së vendit në duart e talebanëve, Forcat Ajrore Afgane kishin 167 avionë, përfshirë 108 helikopterë dhe 59 avionë, sipas një inspektimi zyrtar të qeverisë amerikane më 30 qershor.

Përpara rënies së Kabulit, Uzbekistani konfirmoi se 46 aeroplanë afganë, përfshirë 24 helikopterë, kishin mbërritur në vend për të parandaluar që ata të binin në duart e talebanëve.

Komandanti i misionit të evakuimit të SHBA, gjenerali Frank McKenzie, tha se trupat amerikane çaktivizuan 73 avionë para se të largoheshin përfundimisht nga vendi të hënën mbrëma.

Lexo edhe :  Shefja e KE-së dënon sulmet “e neveritshme” izraelite në Gazë

Kjo nënkupton se talebanët kanë aktualisht 48 aeroplanë.

Sidoqoftë, islamistët kanë më shumë fuqi ajrore se 10 nga 30 anëtarët e NATO -s, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën, Estoninë, Islandën, Letoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.

Nga shtetet anëtare të NATO-s, janë Shtetet e Bashkuara me më shumë se 13 000 avionë, e ndjekur nga Franca me 1 057, Turqia me 1 056, Italia me 876 dhe Mbretëria e Bashkuar me 738.

Të fundit

Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Tizhani Reijnders është objektivi kryesor i Mançester Sitit në këtë merkato. Te Milani nuk do të heqin dorë lehtë,...

Nëse e mbani furçën e dhëmbëve në tualet, po bëni një gabim të madh

Mbajtja e furçës së dhëmbëve në banjë nuk është ndoshta ideja më e mirë, pasi furça juaj e dhëmbëve mund të mbulohet me të...

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, vezët rezultuan të kontaminuara me salmonelë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr.1 të Gramshit ka ardhur për shkak të vezës së kontaminuar me salmonelë. Analizat iu morën 72 personave, 53 fëmijëve...

Personat fizikë do paguajnë 23% tatim për fitimin mbi 14 milionë lekë

Të gjithë personat fizikë që për vitin tatimor 2024 kanë realizuar një fitim tatimor mbi 14 milionë lekë, nga 31 marsi 2025 do të...

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur sistemit zgjedhor propoecional shqiptar me...

Lajme të tjera

Web TV