Dëshmia e penalitetit/ Ndryshon procedura, nuk merret në postë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dëshmia e penalitet nuk merret më përmes aplikimit në postë dhe pagesës së tarifës në sportelet e saj. Ky dokument mund të merret online dhe pa asnjë kosto. Shërbimi elektronik “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)” ju mundëson qytetarëve të marrin online certifikatën e gjendjes gjyqësore me nënshkrim elektronik i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person ka qenë i dënuar ose jo.

Bazuar në Vendimin Nr. 495, datë 13.09.2017 “Për miratimin e rregullave të përfitimit të shërbimeve publike elektronike”  si dhe në ligjin Nr. 9614, datë 21.09.2006 “Për certifikatat elektronike të gjendjes gjyqësore”, ky dokument me vulë elektronike i gjeneruar përmes portalit e-Albania ka të njëjtën vlerë ligjore si dokumenti fizik me vulë të njomë.

Dokumentacioni i nevojshëm

Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës

  1. Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
  2. Zgjidhni shërbimin “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)”
  3. Klikoni butonin “Përdor”
  4. Plotësoni formularin elektronik dhe klikoni “Dërgo”

Dëshmia me vulë elektronike dërgohet në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit 6 ditë nga momenti i hyrjes në Sektorin e Gjendjes Gjyqësore. Periudha e vlefshmërisë 3 muaj

Të fundit

1943 – Vdekja misterioze e gjeneralit Władysław Sikorski në Gjibraltar

Më 4 korrik 1943, një avion ushtarak B-24 Liberator i Forcës Ajrore Aleate u rrëzua në ujërat e Gjibraltarit...

Arrestimi i 13 doganierëve grekë në Qafë Botë/ Pala e Greqisë me personel të kufizuar

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës sot vijon normalisht kalimi i njerëzve dhe automjeteve private, ndërkohë është pezulluar kalimi i automjeteve të...

Analiza/ Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi projektligjin për taksat dhe shpenzimet, të kërkuar nga Presidenti Donald Trump. Deputetët votuan me 218 vota pro dhe...

Valë dorëheqjesh në Bashkinë e Vlorës pas ultimatumit të Ramës

Pas ultimatumit të qartë të dhënë nga Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të...

‘Flakët e ferrit’, ja çfarë mbeti nga Lamborghini i djegur i Diogo Jotës dhe të vëllait!

Bota e futbollit është ende e tronditur pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës (28 vjeç), sulmuesit të Liverpoolit dhe kombëtares portugeze, i cili humbi...

Lajme të tjera

Web TV