Tirana përkujton shenjtoren shqiptare Nënë Tereza, ceremoni zyrtare në 5-vjetorin e shenjtërimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5-vjetori i Shenjtërimit të Nënë Terezës, misionares me prejardhje shqiptare e njohur në të gjithë botën për veprat e saj të bamirësisë, ka mbushur sot Tiranën me flamujt e shenjtores përbri flamurit shqiptar në ditën e shndërruar edhe në festë kombëtare. Kështu bën me dije Bashkia e Tiranës, e cila ka përkujtuar përmes një ceremonie zyrtare përvjetorin e shenjtërimit të Anjezë Gonxhe Bojaxhi, apo Terezës së Kalkutës, sic njihet zyrtarisht për shkak të vendit ku ajo shërbeu në pjesën më të madhe të jetës së saj.

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një statusi në rrjetet sociale ka përkujtuar këtë ditë të rëndësishme në kalendarin e festave zyrtare në vendin tonë. “Tirana përkujton Nënë Terezën, shenjtoren shqiptare”, shkruan kryebashkiaku Veliaj, duke e shoqëruar postimin me foto të aktiviteteve përkujtimore dhe të flamujve të shenjtores.

5 shtatori i 2016-s shënoi në kalendarin Apostolik Ditën e Shenjtores shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës. Kjo datë u kthye në festë zyrtare me një vendim të Këshillit të Ministrave, duke e zëvendësuar me datën 19 shtator që deri para 5 vitesh kremtohej si Dita e Lumturimit të Nënë Terezës.

Të fundit

“S’i qëndrove besnik bisedës para foltoreve”/ Evi Kokalari nxjerr zbuluar Berishën

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish ashpër ndaj Sali Berishës duke thënë se keu i selisë blu nëse do...

SPAK nis hetimet për një grup personash në Kukës, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit

SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e Kalosh Peposhit dhe shpalljen në kërkim të Gazment Peposhit, të cilët blinin vota...

Përfundon numërimi i votave në Qarkun Korçë, PS siguron 6 vende në Kuvend!

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Qarkun Korçë, ku fituese rezulton Partia Socialiste e cila ka siguruar 6 mandate, duke marrë 58,286...

Mesazhi i çuditshëm i qytetarit në Elbasan, ja çfarë ka shkruar në fletën e votimit

Në Elbasan konstatohen shumë vota me mesazhe të çuditshme. Votues të ndryshëm kanë shprehur mllefin ndaj liderëve të partive kryesore politike, me mesazhe të ndryshme...

Shifrat janë kundër tij! Ilir Meta rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit

Partia Demokratike ka siguruar deri tani 14 mandate në qarkun e Tiranës. Edhe pse me 70 mijë vota, tashmë që më shumë se 50%...

Lajme të tjera

Web TV