Kabul/ Gratë u ngritën në protesta për të drejtat e tyre, talebanët përdorin gaz lotsjellës për t’i shpërndarë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gratë afgane për të dytën ditë radhazi kanë protestuar për të drejtat e tyre, por militantët talebanë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe kanë shkrepur të shtëna në ajër si shenja paralajmëruese për gratë, ku si pasojë e të cilave ka mbetur e plagosur një grua.

Më 4 shtator, u mblodhën para pallatit presidencial në Kabul dhe mbajtën pankarta ku shkruhej: “Ne nuk jemi gra të viteve 90-ta”. Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan sesi gratë u përballën me talebanët e armatosur.

Gratë afgane kanë mbajtur protesta gjatë dy ditëve të fundit, duke kërkuar barazi, drejtësi dhe demokraci, por talebanët kanë bërë çdo përpjekje për të parandaluar diçka të tillë.

https://streamable.com/eyb5e3

Disa dëshmitarë denoncuan përdorimin e dhunës dhe gazit lotsjellës për të shpërndarë turmën që po shkonte drejt pallatit presidencial.

Grupi militant ka thënë se do të respektojë të drejtat e grave, sipas rregullave të ligjit islamik- Sheriatit dhe theksuan edhe njëherë se ato do të mund të punojnë pa qenë asnjëherë në role drejtuese.

Talebanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Të fundit

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e...

Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Paris 31 Maj 1795 Në mbrëmjen e 31 majit 1795, në një Paris që ende mbante plagët e hapura të një revolucioni të përgjakshëm,...

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat...

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Lajme të tjera

Web TV