Facebook nxjerr në treg syzet me të cilat dëgjoni muzikë, i përgjigjeni telefonatave dhe bëni fotografi e video

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Facebook ka nxjerr në treg syzet inteligjente, të cilat iu lejojnë përdoruesve të dëgjojnë muzikë, t’u përgjigjen telefonatave, të bëjnë fotografi dhe video si dhe t’i ndajnë me përdoruesit e tjerë. Të quajtura “Ray-Ban Stories”, syzet vijnë në 20 stile të ndryshme dhe kushtojnë 299 dollarë.

Syzet kanë dy kamera, dy altoparlantë të vegjël, tre mikrofona dhe një mikroprocesor Snapdragon. Përdoruesit mund të regjistrojnë video deri në 30 sekonda duke përdorur butonin përkatës ose duke përdorur një komandë zanore. Një dritë LED e bardhë që ndizet në syze tregon kur kamera është aktive.

Ata mund të ruajnë qindra fotografi dhe video në Ray-Ban Stories dhe t’i transferojnë në telefon përmes aplikacionit Facebook View. Aplikacioni bën të lehtë kalimin e përmbajtjes në aplikacione të tjera në telefon si Facebook, Instagram, WhatsApp, Messenger, Twitter, TikTok dhe Snapchat.

Të fundit

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Lajme të tjera

Web TV