Vota “tradhtare” e opozitës për Lindita Nikollën! Dule apo Kryemadhi kush po “gënjen”?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lindita Nikolla tashmë është kryetarja e parlamentit shqiptar e zgjedhur nga votat e mazhorancës dhe 2 vota na opozita. Në një llogaritje të thjeshtë matematikora mazhoranca kishte 77 vota me gjithë deputetët e PSD ndërkohë Nikolla u zgjodh me 79 vota.

Kush “tradhëtoi” nga opozita?

Opozita duket se ka edhe një problem tjetër, krahas atij të madhit që lidhet me përçarjen që solli përjashtimin e Berishës, ai lidhet me gjetjen e dy “tradhtarëve” që dhanë votën pro Lindita Nikollës për në krye të Kuvendit.

Për të shmangur firon e votave nga të vetët, Basha urdhëroi grisjen e fletëve të votimit nga demokratët pa i futur në kutinë e votimit, ndërsa aleatët votuan normalisht

Ndërsa Rama përfitoi nga situata dhe nxori qesen duke mbledhur votat I cili krijoi një inat tek opozita, duartrokitje nga mazhoranca.

Në fund, pas numërimit, u konstatua se në kuti gjendeshin vetëm katër vota kundër. Më vonë, LSI deklaroi se ajo kishte dhënë 4 vota kundër Nikollës, po aq sa u gjenden në kuti.

Bazuar në llogari të thjeshta, dilte që “tradhtarët” ishin Nusret Avdullai dhe Vangjel Dule.

“Vota ime ishte kundër kandidaturës së zonjës Nikolli”, thotë Vangjel Dule.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka deklaruar votën e 4 deputetëve të kësaj partie, kundër Lindita Nikollës për kryetare të re të Kuvendit.

Në një status në rrjetet sociale, Vasili shprehet se kjo votë është përgjigja e vetme ndaj çdo farse.

“Votimi dhe vota kunder i te gjithe deputeteve te LSI per propozimin e rilindjes per kryetar kuvendi eshte pergjigja e vetme ndaj çdo farse!”, shkruan Vasili,

Por këtu nuk dalin llogaritë se me deklarim publik janë pesë vota kundër zgjedhjes së kryetares së re të kuvendit. Ndërsa në kutinë e votimit u gjetën vetëm katër vota kundër.

Lexo edhe :  Kremtohet Krishtlindja/ Nga veriu në jug si festuan besimtarët lindjen e Krishtit

Kush po gënjen?

Të vërtetën e di vetëm ai që hodhi votën pro ndërsa kishte urdhër se do të votonte kundër. Tradhëtari tashmë është i qartë dhe gjendet në gjirin e LSI dhe Vangjel Dules pasi këta bën votim normal. Disa ditë më pare gazeta Shqip zbuloi se aleatët e bashes duan të krijojnë grupin e tyre parlamentar dhe ishte e vërtetë.

Tashmë opozita është më keq se kurrë një Bashë i vetëm pa Berishën në krah të cilin e përjashtoi, pa Monika Kryemadhin dhe me sa duket edhe aleatët të cilët u bën deputet me votat e PD po largohen./Gazeta Shqip

Të fundit

Ja kur është koha më e mire per te pirë kafe, sipas eksperteve

Kur është koha më e mirë për të pirë kafe dhe sa konsiderohet e tepruar? Nëse pyesni një dashamirës...

Rindërtimi/ Hidhet shorti për apartamentet në Kombinat.

Familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Kombinat kanë gati apartamentet e tyre të reja. Bashkia Tiranë, organizoi pranë ambienteve të shkollës “Lasgush...

Ja perimet që duhet të konsumoni për luftën kundër kolesterolit

Për njerëzit me kolesterol të lartë dhe presion të lartë të gjakut (hipertension), një perime mund të jetë veçanërisht e dobishme. Sipas WebMD, mbi 60%...

Katër viktima nga tornadot në jug të SHBA-së

Të paktën katër persona janë vrarë pasi tornado përfshiu jugun e SHBA-së. Gjithashtu raportohet edhe për dëme të mëdha materiale dhe duke lënë...

Tropojë/ 27 vjeçari vetëplagoset me armë zjarri

Në spitalin e Tropojës është paraqitur për ndihmë mjekësore një shtetas 27 vjeçar, banues në Margegaj. Nga informacionet paraprake, ky shtetas deklaron se është vetëplagosur...

Lajme të tjera

Web TV