Ndeshja e djeshme për Jose Mourinho ishte e veçantë, pasi ishte sfida e 1000-të në karrierën e tij si trajner.
Veçantia e ndeshjes ndaj Sassuolos, u pa edhe të goli i fitores i shënuar në frymën e fundit, ku portugezi nuk u përmbajt, duke vrapuar drejt lojtarëve për të festuar.
Pas ndeshjes, Mourinho tha se i kishte gënjyer lojtarët e tij, duke u thënë se kjo ndeshje nuk ishte e rëndësishme për të, por ndërkohë në të vërtetë kishte frikë se mund ta humbiste atë.
“Unë i gënjeva të gjithë lojtarët e mi. Prej ditësh i thashë ekipit se kjo është ndeshja ime e 1000-të si trajner dhe nuk ishte e rëndësishme për mua, por në të vërtetë kisha një frikë të madhe se mund ta humbisja atë.
Për fat të mirë ne e fituam atë dhe unë vrapova si një fëmijë i vogël, sepse u ndjeva si një 12-vjeçar dhe jo sikur ishte 58 vjeç”, u shpreh Mourinho./MCN.tv