I hiqet licenca kompanisë që menaxhon linjën e Unazës, Veliaj: Abuzuan gjatë gjithë kohës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës i ka hequr licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, gjatë një takimi me administratorët e shkollave, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e vitit të ri arsimor parauniversitar në kryeqytet.

Kryetari i Bashkisë shpjegoi se vendimi është marrë pas abuzimeve të shumta të denoncuara edhe nga përdoruesit e linjës, teksa ka paralajmëruar edhe linjat e tjera të transportit publik, i cili prej 3 muajsh është në vëzhgim dhe kontroll të rreptë nga ana e Bashkisë.

Kam qenë shumë i angazhuar gjatë kësaj vere për të bërë disa ndërhyrje në transportin publik. Një prej tyre ka të bëjë me linjat e funksionimit të autobusëve në Tiranë. Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin. Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi,” deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Kreu i Bashkisë Tiranë tha se linja do të rivihet menjëherë në dispozicion të qytetarëve, por tashmë me një operator tjetër.

“Për të qetësuar të gjithë qytetarët që përdorin atë linjë, tranzicioni për t’u kthyer në normalitet do të ndodhë përpara vitit shkollor,” tha Veliaj, duke shtuar se, për të lehtësuar trafikun që rëndohet në muajin shtator me hapjen e shkollave, do të hyjë në fuqi dhe regjimi i furnizimit të pikave ushqimore dhe supermarketeve.

Ndërkaq, një tjetër masë e ndërmarrë për rritjen e sigurisë në shkolla që lidhet me transportin është dhe ndalimi i qarkullimit të makinave në disa prej rrugicave pranë shkollave gjatë orarit mësimor.

Lexo edhe :  Shtatori vjen me surpriza! Rama dhe Berisha bien dakord për Reformën Zgjedhore?

Në disa prej rrugëve ne kemi filluar të eksperimentojmë ato që i quajmë “rrugë shkollore”, ku, siç ndodh në të gjithë botën, bllokohet ajo rrugicë dhe përdoret në mënyrë këmbësore vetëm nga fëmijët derisa mbaron procesi mësimor. Në disa rrugica të tjera do të bëjmë një rishikim për kangjella, për t’u siguruar që trotuari ku fëmijët hidhen menjëherë nga dera kryesore ka një lloj barriere të mbrojtur derisa shkojnë te vija e bardhë, ose tek semafori,” u shpreh Veliaj.

 

 

Të fundit

11 maji, rinumërimi i votave do të zgjasë shumë më shumë nga sa mendonit

Ilirjan Celibashi zbuloi se si do të vijojë saga e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Procesi i ankimimeve me...

Kandidat për kryetar bashkie në Tiranë? Ja përgjigjja e Ilir Alimehmetit

Ilir Alimehmeti foli sot në lidhje me zgjedhjet, por dhe të ardhmen e tij në politikë, duke qenë se nuk fitoi mandatin për të...

Zgjedhjet e 11 majit, hapen disa kuti edhe në Durrës

Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendosën që të hapen të gjitha kutitë e KZAZ 21 dhe 22 të qarkut Durrës, po...

Zjarr në Shkodër, shkrumbohet nga flakët kati i dytë i banesës

Është përfshirë nga flakët mesditën e sotme një banesë ne fshatin Golem të Shkodrës. Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shkak për ndezjen e...

Sonte Letoni-Shqipëri! Ku transmetohet ndeshja?

Kombëtarja shqiptare i rikthehet sot sfidave për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 me ndeshjen në transfertën e Rigas ku do të përballet me...

Lajme të tjera

Web TV