Babai i prekur nga kanceri vret të birin 13 vjeç, arsyeja është tronditëse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota është e mbushur me njerëz të sëmurë mendërisht. Një rast që vjen nga Moska tregon se qenia njerëzore nuk njeh limite në çmendurinë e vet. Rasti që kanë përcjell mediet vendase flasin për një kat makabër ku babai vret të birin pasi dyshonte se vetë ishte i sëmurë me kancer dhe gruaja nuk do ta mbante dot djalin e tij të vetëm.

Sipas medieve mësohet se djali që ishte vetëm 13 vjeç, iu mor jeta nga i ati 40 vjeç. Ai e vrau të birin duke e goditur për vdekje me thikë. Protagonisti i krimit të ndodhur më 5 shkurt është rusi Oleg Drachev, i cili është i diagnostikuar me tumor në kokë. Nga hetimet e policisë u zbulua se shkak për krimin e tmerrshëm u bë fakti se burri mendonte se pas vdekjes së tij, e shoqja nuk do ishte në gjendje që ta rriste djalin e vetme.

Një histori drithëruese e cila vjen nga Moska, ku policia ruse arrestoi të dyshuarin, i cili tentoi të vriste edhe gruan. Por ajo arriti që të shpëtojë duke u mbyllur me çelës në banjë prej nga ky telefonoi policinë. Prindërit e 13-vjeçarit Ilya dukeshin të lumtur, deri në momentin kur inxhinieri ish-ushtarak Oleg Drachev, u diagnostikua me kancer. Të afërmit deklaruan se burri e donte të birin dhe se të gjithë kohën e lirë e kalonte me të. Nëna e Drachev tha për mediat, “As që mund ta imagjinoni se sa e donte të birin, por pasi u diagnostikua me kancer, e mbi toruan”. Pas arrestimit, pritet që 40-vjeçari të mbyllet në spital psikiatrik. Në momentin që policia e arrestoi ai tha se e kreu krimin, pasi mendonte se e shoqja nuk ishte e zonja që ta rriste djalin. Kështu që Oleg, e vrau djalin me thikë në gjumë me idenë që do ta shpëtonte nga një jetë pa prindërit e tij! n.k/Fjala.al/

Lexo edhe :  2025 vit i mbushur me aksidente ajrore/Sa është bilanci tragjik i regjistruar në një muaj

 

 

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV