Rama: Pandëshkueshmëria legenoste Shqipërinë por sot toka po lëkundet nën këmbët e të fortëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama tha se ka besim te reforma në drejtësi edhe pse rezultate e saj duan kohën dhe durimin e gjithsecilit. Ai tha se sot drejtësia është më e pastër dhe koha e të fortëve ka mbaruar ku ata ndodhen ose pas hekurave ose të fshehur në skutat e tyre pasi drejtësia e re po lëkund themelet e tyre.

“E kemi besuar dhe e besoj edhe më shumë sot reformën në drejtësi me vetëdijen se rezultatet që të gjithë shqiptarë presin prej saj nuk vijnë as kollaj dha as shpejtë. Në vend ku ishte një drejtësi e kalbur është si të ndërrosh një vertebër të kalbur me një të re, duhet durim dhe një punë e gjatë përballë një sfide që duhet e pamundur. Sa herë që humbasim durimin dhe drita e largët e reformës në drejtësi na humbet nga sytë le të kujtohemi se kur u nisëm nuk kishte as tunel, ndërsa pandëshkueshmëria e çdo të forti legenoste Shqipërinë, sot toka lëkundet nën këmbët e atyre që deri dje vrisnin dhe prisnin. Askush që ka llogari të hapura me ligjin nuk fle më i qetë. Kokat e botës së krimit janë pas hekurave ose brenda skutave ku shtyjnë kohën por nuk ndalin dot. Mbështetja jonë për organet e reja të drejtësisë, vettingut dhe prokurorët e gjyqtarët e pastër do të kenë mbështetjen tonë për çdo gjë që do të nevojitet nga ana jonë”, tha Rama.

Të fundit

Një aktor shqiptar në serialin “Ertugrul”, si u gjend Nelson Sejdija në produksionin turk

Seriali “Ertugrul” në Tv Klan ka rezultuar një sukses i vërtetë, me rekorde audience në çdo episod. Por ajo...

Egjipti i lashtë, një fabrikë në shkretëtirë ku nxirrej dhe punohej ari

Pas dy vitesh hetime të përpikta arkeologjike, Ministria egjiptiane e Turizmit dhe Antikiteteve ka zbuluar një qytet të lashtë ari, mbi tre mijë vjet të...

Video unike/ Brenda strehës së ariut polar më këlyshët e porsalindur

Këlyshët e ariut polar lindin brenda folesë dhe ushqehen me gji për muaj të tërë përpara se të dalin në ajrin e ngrirë të...

1 në 6 persona humbin jetën në Europë përpara moshës 70 vjeç

E njohur për një nga sistemet më të forta shëndetësorë, Evropa është në rënie në një sërë treguesish duke nisur nga ai për fëmijët,...

“I dashur Zelensky, ti nuk je vetëm!”/ Europa reagon pas përplasjes me Trump

Shtete të ndryshme të Europës kanë reaguar pas takimit me tone të ashpra të kësaj pasdite midis Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump në Shtëpinë...

Lajme të tjera

Web TV