42-vjeçari qarkullonte i armatosur, arrestohet në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shkodrës ka ushtruar kontrolle të shumta në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një 42-vjeçar, i cili është kapur duke lëvizur me armë zjarri me vete. Në pranga ka rënë shtetasi Gazmend Cekaj, si dhe është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me një krehër me 7 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri.

Gjatë kontrolleve në vendin e quajtur rruga e Golemit, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në automjetin e 42-vjeçarit,  poshtë sediles së drejtuesit mjetit një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. C., 42 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV