Amerikani i parë që vdes nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytetar amerikan që ndodhej në Wuhan të Kinës ka vdekur nga koronavirusi. Lajmi u njoftua të shtunën nga zyrtarë të Ambasadën Amerikane në Pekin.

Sipas ambasadës, 60 vjeçari kishte vdekur më 6 shkurt. Një qytetar japonez u njoftua gjithashtu se kishte vdekur në Wuhan prej pneumonisë virale, me shumë gjasë të shkaktuar nga koronavisuri, gjë që mbetet ende për t’u konfirmuar.

Shtetet e Bashkuara bënë të ditur se do të ofrojnë deri në 100 milionë dollarë për Kinën e vendet e tjera të prekura nga koronavirusi vdekjeprurës për të luftuar përhapjen e tij, ndërsa numri i vdekjeve është rritur në Kinë në 722.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo e bëri njoftimin të premten duke shtuar se “ky vendim së bashku me qindra miliona të dhuruara bujarisht nga sektori privat amerikan, demonstron një angazhim të fortë amerikan në përgjigje të situatës”.

Më herët gjatë ditës së premte Presidenti Donald Trump i vlerësoi përpjekjet e Presidentit kinez Xi Jinping për të luftuar koronavirusin ndërsa ky i fundit po përballet me kritika të forta në vend pas vdekjes nga korovirusi të një mjeku i cili ishte ndër të parët që lëshoi një paralajmërim rreth shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Pas një bisede telefonike të premten me Presidentin Xi, Presidenti Trump vlerësoi përgjigjen e Kinës ndaj situatës duke thënë se presidenti kinez po drejtonte “atë që do të ishte një operacion shumë i suksesshëm”. (VOA)

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV