Majlinda Bregu mendon si Rama për “Ballkanin e Hapur”: Rajonit i duhet një treg i përbashkët për të 6 vendet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu thotë se çdo ide që fuqizon bashkëpunimin rajonal, duhet mirëpritur. Komentet zonja Bregu i bëri në përgjigje të pyetjes mbi qëndrimin e organizmit që ajo drejton, rreth nismës së ashtuquajtur Ballkani i Hapur.

“Ne na takon të mbajmë një mundësi hapur për të mirëpritur dhe konsideruar ide të cilat janë prezente në rajon. Kjo nuk do të thotë që rajoni bëhet më i mirë dhe më konkurrues e arrin të tërheqë më shumë investime të huaja duke qenë vetëm tre vende. Ështe gjithmonë më mirë të jenë 6 vende. Synimi final, pavarësisht shpejtësisë dhe korsisë që zgjedhin vendet për të ecur, është që 6 ekonomitë e rajonit të jenë bashkë nën një ombrellë, që quhet tregu i përbashkët rajonal”, tha zonja Bregu.

Ballkani i Hapur, një iniciativë e kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe presidentit të Serbisë, nuk ka gjetur mbështetjen e Kosovës, Bosnje Hercegovinës e Malit të Zi. Kryeministri i Kosovës ka thënë se kjo iniciatiavë ngjan më shumë si Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, Ballkan i hapur për autokracinë, korrupsionin, e kriminelët e luftës që vazhdojnë siç ka thënë ai, të jenë jo vetëm të lirë në Serbi, por disa edhe në pushtet.

Zonja Bregu flet dhe rreth shqetësimeve të theksuara edhe së fundmi nga Shtetet e Bashkuara, për një zvarritje të procesit të integrimit në Evropë të vendeve të Ballkanit. Analistët thonë se vonesat mund të shtojnë hapësirat për një rritje të ndikimit të Kinës dhe Rusisë, duke i vënë ato në konkurrencë Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin./ VOA

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV