Internet me shpejtësinë e dritës / Google teston me sukses metodën e re të transmetimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët kanë testuar me sukses ofrimin e shërbimit të internetit përmes grimcave të dritës, duke cilësuar këtë si hap gjigant në drejtim të ofrimit të një shërbimi shumë herë më të shpejtë dhe me kosto më të ulët.

Testimet janë bërë në kuadër të “Projektit Taara” të Google. Ky projekt mori rrugë pas mbylljes së projektit Loon, që synonte hedhjen e balonave në stratosferë për të ofruar shërbimin e internetit edhe në zonat më të vështira të tokës.

Sistemi i komunikimeve optike pa tel (WOC) siguroi gati 700 terrabajt të dhëna në 20 ditë me 99.9% disponueshmëri, raportoi ekipi i shkencëtarëve të Google. Problemi që duhet të zgjidhin shkencëtarët është se kjo metodë ka varësi të madhe nga moti.

“Ne nuk presim të shohim besueshmëri të përsosur në të gjitha llojet e motit dhe kushteve në të ardhmen, por ne jemi të bindur se lidhjet e Taara do të vazhdojnë të japin performancë të ngjashme dhe do të luajnë një rol kyç në sjelljen e lidhjes së shpejtë dhe më të përballueshme për njerëzit”, tha kompania.

Të fundit

E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku...

Mandatet e Andia Ullirit dhe Lapajt “ngrihen” deri më 25 gusht

Kolegji Zgjedhor ka marrë pushimet. Seanca e parashikuar për këtë të mërkurë për ndarjen e mandatit të vetëm të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk...

Rama: Në Delvinë janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook foto nga operacionet për shuarjen e zjarrit në Delvinë. “Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për...

Adelina Ismajli rrëfen për sfidat e karrierës: Shqipëria më ka shpëtuar

Adelina Ismajli, një nga figurat më të guximshme të muzikës shqiptare, ka hapur zemrën në një emision televiziv. Ajo ka folur për vështirësitë dhe...

Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të cilët 187 janë pacientë aktivë...

Lajme të tjera

Web TV