Vrau 8 persona e plagosi 6 të tjerë, publikohet momenti kur policia neutralizon sulmuesin në Rusi (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tetë kanë ndërruar jetë dhe të paktën gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një i ri hapi zjarr në Universitetin Shtetëror të Perm-it në Rusi. Sipas raportimeve, autori është një 18-vjeçar, student i Universitetit që u qëllua nga policia e ndërroi jetë më vonë nga plagët e marra.

Mediat tashmë kanë publikuar edhe pamje të momentit kur Timur Bekmansurov neutralizohet nga policia. Përpara sulmit, ai kishte lënë edhe një shënim.

“Vendosa për datën, 20 shtator. Ndërsa përpiqem të studioj pasazhet midis ndërtesave…. E urrej veten, por dua të lëndoj këdo që më pengon. Zilja u bë edhe më e fortë, si një vezë që më shtrëngonte kokën. Ndjenja se gjithçka përreth është vetëm një ëndërr nuk zhduket. Unë nuk shoh asnjë arsye për të shkruar diçka tjetër. Në fund, mund të them se nuk jam i pari dhe as i fundit . Nuk do të shpëtoni nga arma, do të vriteni nga makinat, bombat, thikat, gjithçka që ju vjen në mend. Njerëzit si unë do të shkatërrojnë gjithçka përreth jush,” u citua të jetë shprehur autori nga mediat.

Pamjet e publikuara në mediat sociale tregonin studentët që në momentin e sulmit hidheshin nga dritaret për t’u shpëtuar plumbave.

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar pas shpine...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

Lajme të tjera

Web TV