Arrestimi i modeles greke zbulon rrjetin e fuqishëm të drogës, ja kush është shqiptari që e drejton

Një baron shqiptar fshihet mbrapa arrestimit të modeles greke Elena Polychronopoulou dhe partnerit të saj me 8 kg kokainë.

I njohur me nofkën “Billy the Kid”, shqiptari është drejtuesi i një rrjeti të fuqishëm droge që ka lidhje me Amerikën Latine, importon drogën në Shqipëri e Mal të Zi e më pas e eksporton në tregun europian.

Nga hetimet rezulton se modelja 29-vjeçare dhe parnteri i saj punonin po për këtë rrjet kriminal shqiptar.

Tashmë është zbuluar se “Billy the Kid” ka ‘selinë’ në Belgjikë, dhe janë njoftuar nga Greqia autoritet ndërkombëtare për kapjen dhe arrestimin e shqiptarit.