Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet 31-vjeçari në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në pranga ka rënë i riu Luis Rredhi, banues në Rreth-Libofshë, ndërsa gjatë aksionit, blutë e Fierit kanë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë, përkatësisht Driton Nikiqi dhe Pëllumb Shpata, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. Rr., 31 vjeç, banues në Rreth-Libofshë, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 41 vjeç, banues në Kosovë, pasi në Levan është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin P. Sh., pasi në Kuqar, Patos, duke djegur barëra të thatë në tokën e tij, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka djegur një sipërfaqe me ullinj.

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Tom Doshi njofton futjen në garë, ja në cilin qark do të kandidoj

Tom Doshi do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Social Demokrate në Qarkun e Shkodrës. Vendimin ia...

Vota e Diasporës/ Më të interesuarit emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi

Kjo e shtunë çoi në rreth 104 mijë, numrin e emigrantëve të regjistruar për të votuar me postë në zgjedhjet e 11 majit. Shifrat e...

Pesë vendet ku nuk duhet ta mbani kurrë celularin

Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk ka celular. Nuk shkojmë askund pa të madje as kur...

“Sy më sy dhe xhep me xhep”/ Pankartat në tubimin e opozitës (Foto)

Qytetarët opozitarë janë mbledhur pasditen e sotme në shenjë proteste kundër qeverisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Protestues të shumët nga i gjithë...

A e dini origjinën e Shën Valentinit?!

Një fakt shumë interesant lidhur me festën e Shën Valentinit është se origjina e saj është e mbushur me mistere dhe tradita të ndryshme....

Lajme të tjera

Web TV