Përcillet Nexhmije Pagarusha, Tirana zyrtare “braktis” kortezhin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Meta vazhdon vizitën e  tij në Shtetet e Bashkuara ndërsa kryeministri Rama me agjendën e tij ndodhet për një vizitë zyrtare në Abu Dhabi.

Në këtë mënyrë ata e kanë përligjur mospjesëmarrjen e tyre në ceremoninë mortore të këngëtares së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Por në faqet e Facebookut kanë mbetur ngushëllimet që kanë bërë me këtë rast.

Tirana zyrtare është mjaftuar me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, i cili u shpreh se Pagarusha ishte bashkim i Kosovës dhe Shqipërisë. Në akademinë përkujtimore me këtë rast, ambasadori Minxhozi, tha se ikonat nuk vdesin asnjëherë, por vetëm lartësohen.

Kortezhi i këngëtares së mirënjohur, Nexhmije Pagarushës, është nisur për në fshatin e saj të lindjes, Pagarushë, prej Teatrit Kombëtar të Kosovës duke kaluar nëpër sheshet kryesore të Prishtinës. Ndërsa varrimi i saj u krye në orën 14:30.

Në ceremoninë ne organizuar me këtë rast kanë qenë pjesëmarrës mijëra qytetarë gjithashtu edhe kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Pranë arkivolit të 86 vjeçares kanë qëndruar performues nga ansambli “Shota”.

Të fundit

Shoferët në alarm/ Mjegulla e dendur në bypassin e Murrizit vështirëson qarkullimin

Bypassi i Murrizit është përfshirë nga mjegulla e dendur dhe reshjet e shiut gjatë ditës së sotme duke krijuar...

Shënime mbi librin e Ylli Demneri-t “Më Kujtohet”

nga Bujar Luca ME KUJTOHET = JETOJ Libri « Më kujtohet » është një «pot pourri»* gjigand. Kujtimet si lulet e thara prej kohësh s’kanë më...

Përplasje e fortë në autostradë/ Makinat e policisë private aksidentohen me një Benz

Një aksident ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Makinat e një policie private janë aksidentuar me një mjet Benz, për shkak të mos respektimit të distancës. Të...

Evropa mes stabilitetit e populizmit, çfarë mësojmë nga zgjedhjet në Gjermani dhe Kosovë?

Arben Qirezi Fitorja e CDU-CSU-së në zgjedhjet gjermane (nëse 29% mund të quhet fitore) i dha Evropës një frymëmarrje më të lirë nga droja se...

“Nisma Shqipëria bëhet”, Shabani dhe Lapaj zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor

Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet kanë zyrtarizuar koalicionin parazgjedhor, së bashku me Lidhjen për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë. Me moton “Shqipëria mbi partinë” dhe...

Lajme të tjera

Web TV