Vriten 2 ushtarë amerikanë dhe plagosen 6 të tjerë në Afganistan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy trupa amerikane u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi të shtunën në provincën Nangarhar, Afganistan.

Forcat amerikane dhe afgane po kryenin një operacion të përbashkët kur një person i veshur me një uniformë afgane hapi zjarr ndaj tyre me mitraloz, tha koloneli Sonny Leggett, zëdhënës i forcave amerikane në Afganistan.

“Ne ende po mbledhim informacione dhe shkaku ose motivi i sulmit është ende i panjohur në këtë kohë”, ka thënë Leggett në një deklaratë. “Incidenti është nën hetim”.

Emrat e ushtarëve që kanë humbur jetën nuk do të publikohen deri në 24 orë pasi familjarët e tyre të jenë njoftuar.

Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit tha se një delegacion ‘i nivelit të lartë’ po heton incidentin. Ata shtuan se sulmet e tilla nuk do të prishin miqësinë dhe bashkëpunimin midis forcave afgane dhe ato amerikane./Fjala.al

Të fundit

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha...

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Horoskopi ditor, 5 Korrik 2025

Nga Paolo Fox DASHI Gjatë fundjavës do të keni mundësinë të ripërtërini energjinë tuaj dhe të përballeni me çështjet e pazgjidhura me vendosmëri. Kjo është koha...

Lajme të tjera

Web TV