Itali/ Arrestohet shqiptari, u kap me substanca të ndaluara

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me 50 gramë kokainë

Në orët e vona të pasdites së djeshme, karabinierët në stacionin policor të Vado Ligure (Savona), arrestuan një shqiptar 17 vjeç, që po tregtonte substancë narkotike.

Adoleshenti u kap me kokainë të pastër. Por nëse droga shitej në treg do të kapte vlerën e 5000 eurove.

Rasti i kaloi Prokurorisë për të Miturit.