Kontrolle të shumta të Policisë së Shteti në të gjithë vendin, gjatë një operacioni kombëtar për bllokimin e makinave luksoze.
Në rastet kur ka mangësi në dokumentacion, apo kur i gjenden sende të jashtëligjshme, automjeti bllokohet dhe dokumentacioni I kalon Operacionit Forca e Ligjit.
Qindra automjete luksoze prodhime të viteve 2015-2020 u janë nënshtruar kontrolleve nga Tirana, Durrësi, Korça, Vlora, Elbasani, Berati e Fieri përgjatë 48 orëve.
Gjatë operacionit janë shoqëruar 134 persona, si dhe janë bllokuar 37 automjete.
Në kryeqytet janë vendosur 6 pika kryesore kontrolli që prej mbrëmjes së djeshme vijojnë aksionin deri në një afat të papërcaktuar sipas urdhrit të lëshuar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu për “makinat e luksit”.
Të dhënat e marra nga këto mjete si dhe përdoruesit e tyre do t’i nënshtrohen më pas operacionit “Forca e Ligjit” për të justifikuar blerjet me vlera nga 40-250 mijë euro për automjet./Fjala.al