Nga Shkodra në Vlorë për të takuar studenten nga Berati! Kush është 30-vjeçari që plagosi të renë në mes të lokalit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fadil Nikaj nga Shkodra është autori i plagosjes së vajzës 20-vjeçare në Vlorë (më herët u raportua 23 vjeç). Bëhet me dije se e reja ishte studente në Vlorë, pasi jetonte në Berat.

Ndërkohë, mësohet nga policia se 30-vjeçari ka pasur me vete edhe dy granata dore, një e ka hedhur në lokal. Shkodrani, para se ta qëllonte studenten, e ka tërhequr zvarrë nga lokali.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.09.201, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka mbyllur sot një tjetër institucion që vepronte sipas sistemit të Serbisë, Ndërmarrja Publike për Urbanizëm...

SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin

Engert Pëllumbi është gjyqtari që do të shqyrtojë ankimimin e SPAK kundër vendimit të gjyqtares së së GJKKO-së Floreja Davidhi për revokimin e masës...

PD bën publik uebisite-in për diasporën

Në një konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi rëndësinë e votës së diasporës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme të 11...

Çfarë ndodhi kur India ndaloi TikTok

TikTok ishte një nga aplikacionet më të njohura të Indisë – derisa u ndalua në vitin 2020. Është një mësim për atë që mund...

Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një pritje në kuadër të miratimit të ligjit të ri për...

Lajme të tjera

Web TV