U tha se u dëmtua, ja e vërteta e mungesës së Kërçikut te Partizani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë merkatos së janarit skuadra e Partizanit afroi në radhët e saj mbrojtësin e kundërshtarëve të tyre, Dorian Kërçikun, i cili erdhi me shumë bujë te të kuqtë, pasi ishte gati në finalizimin e kontratës me ekipin e Bylisit dhe në moment të fundit u zyrtarizua te kampionat e Shqipërisë.

Ndaj Kërçikut pati në sërë sulmesh, pasi presidenti i Bylisit Besnik Kapllanaj e quajti këtë veprim si një tradhti. Megjithatë një muaj pas kësaj lëvizje ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është mungesa e mbrojtësit te ndeshjet e zhvilluar së fundmi nga ekipi i Partizanit.

Për këtë mungesë u aludua se qëndronte mbrapa një lëndim i Kërçikut, por duket se ai është  federuar me ekipin B të Partizanit, duke i lënë kështu më shumë hapësirë klubit për afrime të të huajve. Debutimi me Partizanin B për mbrojtësin u bë në fundjavën që lamë pas, me Kërçikun që duket se do jetë në fushë këtë mesjavë për të luajtur ndeshjen për Kupën e Shqipërisë.

Këtë javë “Demat” kanë dy ndeshje të rëndësishme, të mërkurën do të përballen me ekipin e Besëlidhjes në “Elbasan Arena”, ku duhet të përmbysin 3 gola. Ndërsa, në fundjavë të kuqtë do udhëtojnë për në Kurbin k do të kenë përballë skuadrën e Laçit që është po ashtu një takim shumë i vështirë, në kuadër të Kategorisë Superiore./Fjala.al/

Të fundit

Lista e plotë, kush janë 11 deputetët e PS që mbeten jashtë Parlamentit

11 deputetë aktualë të partisë socialiste nuk do të jenë në parlamentin e ardhshëm që do të nisë punën...

Lëvizshmëria e të rinjve, Britania dhe BE bëjnë gati marrëveshjen

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të punojnë drejt një marrëveshjeje që do ta bënte më të lehtë për të rinjtë të jetojnë...

Keni bërë plane për nesër?/ Mësoni si do jetë moti

Dita e martë do të jetë me mot të qëndrueshëm. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, më të theksuara në relievet e larta...

Blerina Gjylameti humbi për 100 vota: “Dua pamjet filmike nga KQZ”

Kandidatja e për deputete nga Partia Socialiste në Qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, i ka bërë një kërkesë KQZ-së këtë të hënë ku kërkon...

Shpejtësi deri në 2470 km/h, SHBA ka gati avionin “hije”

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë konfirmuar zhvillimin e një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë, F-47, që pritet të bëhet aktivë mes...

Lajme të tjera

Web TV