Messi çlirohet në Paris, Sheriff shokon Realin! Milani ‘dënohet’ në frymën e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gol i Guye në pjesën e parë dhe një tjetër i Messit në pjesën e dytë i dhanë fitoren 2-0 PSG-së përballë Manchester City-t në kryendeshjen e javës së dytë të Champions League.

Ky ishte goli i parë i Messit me parizienët, që duket se ka hedhur pas krahëve përplasjet me trajnerin Pocettino dhe “dëmtimin” që shumë tifozë e hodhën në mëdyshje pas atij zëvendësimi ndaj Club Brugge.

Argjentinasi zhvilloi një ndeshje të mirë, ndërsa në fushë u shfaq edhe sherri Neymar-Mbappe, me dy lojtarët që kombinuan me njëri-tjetrin shumë pak gjatë ndeshjes.

Surprizën e mbrëmjes e bëri skuadra modeste e Sheriff Tiraspol, që mposhti Realin me rezultatin 2-1 brenda në Madrid me gola të Jakshibaiev dhe Thill. Për Real shënoi Benzema.

Një penallti në minutat e fundit i hoqi një pikë të vlefshme Milanit nda Atletikos së Madridit. Ndeshja u mbyll 1-2 për spanjollët, ndërkohë që kuqezinjtë luajtën për më shumë se 60 minuta me 10 lojtarë pas dy të verdhëve të marrë nga Kessie.

Në ndeshjet e tjera, Liverpul fitoi 5-1 në transfertë ndaj Portos dhe Club Brugge mposhti Leipzig po në transfertë me rezultatin 2-1.

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV