Rritja e ekonomisë, Ahmetaj: Ringritja ndihet te konsumi familjar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se në tremujorin e dytë të vitit 2021 ekonomia në vendin tonë është rritur thuajse me 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit që lamë pas.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj thotë se shifrat nuk janë më shenja, por trend i konsoliduar i shërimit ekonomik, teksa rendit se të gjithë sektorët kanë shënuar një rritje dyshifrore përgjatë periudhës së 3 muajve prill, mars, qershor.

Në tremujorin e dytë të vitit 2021 produkti i brendshëm bruto, ekonomia u rrit me 17.89% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2020. Një vit më parë në tremujoprin e dytë ekonomia pësoi një rënie drastike të krahasuar me atë të vitit 1997. Janë 3200 kantiere të rindërtimit dhe ka një transformim të zonave të dëmtuara nga tërmeti. Te konsumi familjar ndihet ringritja. Për shkak të elementëve që kanë të bëjnë me menaxhimin e pandemisë dhe tërmetit po japin efekte pozitive. Konsumi në familje është rritur me 10%. Këto nuk janë më shenja, por trende të rëndësishme të shërimit ekonomik falë një menaxhimi të kujdesshëm pas pandemisë dhe tërmetit. Në vitin 2020 dhe 2021 dyfishuam dhe pagesën e papunësisë, falëm kamatvonesat për mbi 210 mijë konsumatorë. Ndërhyrja e vlefshme që bëmë u shpërblye mbrapsht“.

Më tej Ahmetaj u shpreh se rritja ekonomike po rikthehet në trajektore të konsideruar pozitive drejt objektivit tonë. Rimëkëmbja do të mbetet prioriteti kryesor për punën tonë.

Do krijojmë më shumë vende pune duke mbështetur sektorët më të prekur. Gjithë puna që i dedikohemi këto katër vite është e përshkruar me detaje në programin e qeverisë. Jam modestisht i kënaqur të them që trendet e para janë shpresëdhënëse”.

Të fundit

Fluks largimesh në Kakavijë, mijëra qytetarë dalin në 24 orë

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka nisur të ndihet largimi i emigrantëve që festuan me familjet ndërrimin...

GJKKO la në detyrim paraqitje Sali Berishën/ Avokati Gjokutaj: Vendim i pakuptueshëm!

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj për kreun e PD Sali Berisha. Pas kësaj mase,...

Rusia nuk kursehet as për festa, lëshon 93 dronë mbi kryeqytetin ukrainas

Rusia nuk kursehet as për festa, 93 dronë mbi kryeqytetin ukrainas Një sulm me dron nga Rusia në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka vrarë një person...

Pika zero e Revolucionit!

Nga Namir Lapardhaja Gjyqtari i GJKKO-së, Engert Pëllumbi, e ka kthyer në pikën zero të gjithë përpjekjen e revolucionit për ta paraqitur përballjen e Berishës...

Vendimi i Apelit të GJKKO-së për Berishën, Gjekmarkaj: Vendim absurd!

Pas vendimit të dhënë ditën e sotme nga Apeli i GJKKO për masën detyrim paraqitje për Sali Berishën, vjen reagimi i parë nga PD. Nënkryetari...

Lajme të tjera

Web TV