PD ngre komisionin hetimor për zgjedhjet, nëntë çështjet ku do të përqëndrohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka depozituar dje në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i konsideron si “masakër elektorale”. Ka qenë nënkryetari i Kuvendit Enkelejd Alibeaj i cili në daljën për mediat bëri publike nismën. Ai u caktua nga PD si personi përgjegjës që do të ndjekë një nga komisinet hetimore të kërkuara nga PD, siç është ajo e zgjedhjeve të 25 prillit. Ndërsa dy komisionet e tjera do të jetë për inceneratorët dhe gjyqet ndërkombëtare të humbura nga shteti shqiptar në Gjykatën e Arbitrazhit, ku më kryesori është ai me biznesmenin italian Françesko Beketi, ku bëhet fjalë për një shumë mjaft të lartë prej 110 milionë eurosh. Bashkë me kërkesën janë depozituar edhe emrat e deputetëve demokratë që do të përfaqësojnë këtë komision. Kështu, PD ka vendosur që kryetar i komisionit të jetë Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarë Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Ferdinand Xhaferri, Ervin Salianji dhe Kreshnik Çollaku. Enkelejd Alibeaj pas dorëzoi kerkesen ne Kuvend renditi edhe disa nga çështjet që do të përfshijë hetimi.

Nga punësimet në tenderat

Sipas Alibeajt hetimi do të nisë me ndalimin e emigrantëve ditën e zgjedhjeve, legalizimet, rritja e pagave, punësimet apo deri tek patronazhistët. Alibeaj u shpreh se kërkesa është jo vetëm nevojë e aksionit politik të PD, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia në këtë vend kërkon. Sipas Alibeajt hetimi do të nisë me ndalimin e emigrantëve ditën e zgjedhjeve, legalizimet, rritja e pagave, punësimet apo deri tek patronazhistët. Alibeaj u shpreh se kërkesa është jo vetëm nevojë e aksionit politik të PD, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia në këtë vend kërkon. “Do të hetohet mbyllja e pajustifikuar e kufijve për të bërë të bërë të pamundur emigrantëve për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Do të hetohen legalizimi më shumë se 10 mijë ndërtesave informale”-tha Alibej. Më tej ka shtuar edhe gamën e hetimeve që sipas tij kanë ndikuar në rezultatin zgjedhor. “Do hetohet disbursimi i fondit për ndihmën ekonomike. 4 vite u zhvatën dhe 2.4 mln euro ndihmë ekonomike, 20 mijë familje i rifutën në këmbim të blerjes së votes. Punësimi i 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme në periudhën e fushatë zgjedhore. Rritja e pagave do të hetohet, 63 mln nga paratë e buxhetit të shtetit për administron e cila nga 2013 është shndërruar në skuadron të PS”-tha më tej Alibeaj. Gjithshtu një tjetër pikë që PD e ka konsideruar sit ë rëndësishme për të qenë pjeë e hetimit parlamentar është ai i investimeve dhe punëve publike në periudhë fushate. “Në periudhë zgjedhore këta njerëz përdoren për vota. Do hetohen 120 mln euro të asfaltit elektoral. Do të hetohen 505 milionë euro tendera, prokurime, koncesione vetëm në periudhën nëntor-dhjetor 2020 që janë plotë 807 kontrata. Do të hetohet 125 milionë euro nga fondet publike për tërmetin e 2019. Fatkeqët dy dimra i kaluan jashtë, ndërkohë disa javë para zgjedhjeve u shpërndanë 125 mln euro përkundrejt blerjes së votës. Do të hetohet qershia mbi tortë, spiunazhi modern i patronazhistëve. Në 2021 në këtë vend rikthehen edhe njëherë makthet e para vitit 90”, tha Alibeaj.

Të fundit

Avokati i njohur zgjidhet në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë

Avokati i njohur Edmond Petraj është zgjedhur në krye të Partisë së Vllehëve të Shqipërisë. Ky emërim vjen pas dorëheqjes...

Kur duhet të ndahemi? Para, apo pas Shën Valentinit?

Ndarja është e vështirë. Ndarja me dikë gjatë atmosferës së Shën Valentinit – një festë e dedikuar për dashurinë – mund t’i bëjë gjërat...

Taksa vjetore për mjetet, pagesa brenda afatit shmang pagesën e dy viteve njëherazi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftoi se, pronarët e mjeteve duhet të paguajnë brenda afatit të vlefshmërisë taksën e mjetit...

Këtu rrejnë të gjithë, thotë Albini!

Nga Frrok Çupi Edhe një ditë ka mbetur nga votimet për Parlamentin në Kosovë. Deri atë orë të gjithë aleatët perëndimorë po vërejnë me sytë...

Roza në pritje të ëmbël? Ish-banorja e Big Brother VIP publikon foton që ngre dyshime

Moderatorja e njohur Roza Lati, që pas pohimit të romancës me ish-banorin e “Big Brother”, Xhonatan Islamin, shpesh na ndan copëza nga rutina dhe romanca e tyre. Postimi që bëri...

Lajme të tjera

Web TV