Këto ditë në kryeqytetin grek është duke u zhvilluar Bienalja e Athinës.
Pjesëmarrës në bienale është edhe artisti kontrovers nga Kosova, Astrit Ismaili, i cili ka marrë pjesë në hapje të saj.
Tematika e Bienales së Athinës për këtë vit është “Eklipsi që ëndrron dritën”.”Historikisht, eklipsi ka bërë që njerëzit të shqetësohen. Te ndihen të frikësuar nga ajo që po vjen . Ishte ogurzi shumicën e kohës. Unë besoj se ne po hyjmë në një periudhë në të cilën, shumë nga gjërat që kemi arritur vitet e fundit, liritë, demokracia dhe shumë gjëra të tjera, po shtypen. Kështu që ne do të fillojmë të shohim vizione të reja kolektive të dalin në sipërfaqe. Për të lindur të renë, duhet të dyshojmë. Kur jeni në dyshim ndodheni në një pozicion ku keni humbur ekuilibrin tuaj. Arti kërkon të gjejë burimin e asaj që vjen për të kuptuar atë që do të ndodh” tha drejtori artistik i Bienales Poka-Yio.
Cili është qëllimi i kësaj ngjarjeje?
“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të kapim pulsin e se tashmes. Një epokë e karakterizuar nga dyshime, shqetësime të mëdha dhe stereotipe të ndryshme që na pushtojnë. Kjo intolerancë që ka lindur me dyndjen e njerëzve që kërkojnë të gjejnë një të ardhme në Greqi dhe Evropë, e ka përçarë botën”.
Ismaili ka bërë një paraqitje nën petkun e kësaj teme.
Performanca e tij përfshinte muzikë dhe interpretim, ku është prezantuar si “Miss Kosova”, i veshur me një fustan plot shkëlqim.
I njohur për paraqitjet e tij kontraverse, Ismaili u shfaq në këtë bienalen me një fustan të punuar nga stilisti Valdrin Sahiti.
Vet artisti nga Prishtina publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi dhe video nga shfaqja, duke shtjelluar konceptin e performancës së tij.
“Ishte një nder të hap @athensbiennale 7 si alter-ego ‘Miss Kosova’. Alter-ego është nxjerrë nga performanca MISS e cila ndër të tjera merret me nocionin ‘Creative when Limited’ duke iu referuar figurave fiktive dhe jo fiktive nga e kaluara që duhej të ishin krijuese për të kapërcyer kufizimet gjeo-politike dhe sociale. Të qenit në Televizionin kombëtar grek si ‘Miss Kosova’ në një vend që nuk e njeh Kosovën, në një rajon ku queer janë në rrezik, i shtoi një urgjencë performancës sime që ilustron pse bëj atë që bëj!”, shkruan ai.
View this post on Instagram