Pas 100 vitesh, mbahet dasma e parë mbretërore në Rusi, i pranishëm edhe Princ Leka (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pasardhës i dinastisë mbretërore Romanov, e cila ka sunduar Rusinë deri në revolucionin bolshevik, është martuar sot në një ceremoni ekstravagante në ish-kryeqyetin perandorak Shën Petersburg. Princi shqiptar Leka ishte mes te ftuarve te nderit, i prezantuar nga mediat si “trashegimtar pretendent i fronit mbreteror te Shqiperise”.

Në ceremoninë madhore dy-ditore Duka George Mikhailovich Romanov po martohet me të fejuarën italiane Victoria Bettarini, e cila vitin e kaluar ndryshoi emrin në Victoria Romanovna dhe u konvertua në fenë e Kishës ortodokse ruse.

Qindra të ftuar nga Rusia dhe bota kanë zbritur në qytet për të dëshmuar martesën e parë mbretërore prej më shumë se një shekulli në katedralet e Shën Petersburg.

“Kjo është shumë e rëndësishme për familjen,” tha dhëndri, që është bir i trashëgimtares të vetë-shpallur të fronit rus, dukeshës Maria e Rusisë.

Martesa vjen një shekull pas rënies së dhunshme të Carit Nikola II që u ekzekutua bashkë me familjen nga revolucionarët bolshevikë, duke i dhënë fund sundimit 300 vjeçar të Romanovëve.

Në korrik 1918, Cari dhe familja e tij u ekzekutuan me skuadër pushkatim në Ekaterinburg.

Duka është stërnip i George Mikhailovich Romanov që arriti të arratisej në Finlandë gjatë revolucionit të 1917. Dhëndri është nga Spanja dhe ka vizituar për herë të parë Rusinë në 1992. Ai tani jeton në Moskë dhe punon me disa projekte bamirësie./Top Channel

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV