Festa Kombëtare e Gjermanisë, Nikolla uron presidentin e Bundestsgut: Rënia e Murit të Berlinit, lajmëroi erën e ndryshimeve që po vinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rastin e 3 Tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Bundestsgut, Wolfgang Schäuble.

Përmes letrës së saj në këtë ditë të veçantë për Gjermaninë, ajo ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin tashmë të njohur në mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, çka u konfirmua edhe gjatë vizitës së Kancelares Angela Merkel në Tiranë, më 14 shtator të këtij viti.

Nikolla shtoi se marrëdhëniet e bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut Gjerman do të zgjerohet e fuqizohet më tej.

Letra e plotë e Lindita Nikolla:

Ju shpreh urimet më të përzemërta të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe të miat personalisht, me rastin e 3 Tetorit, Festës Kombëtare të Gjermanisë. Rënia e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë, këto ngjarje të shënuara për kombin gjerman dhe për të gjithë njerëzimin, lajmëruan erën e ndryshimeve demokratike dhe të lirisë për popujt e Evropës Lindore e Qendrore e më gjerë. Gjermania është sot një vend i madh, i fuqishëm dhe i përparuar, mike e Shqipërisë, një anëtare prestigjioze e Bashkimit Europian dhe shoqëria gjermane një model për demokracitë e reja. Shqipëria i është mirënjohëse Gjermanisë, Bundestagut dhe Juve personalisht për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin tashmë të njohur në mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, çka u konfirmua edhe gjatë vizitës së Kancelares Angela Merkel në Tiranë, më 14 shtator të këtij viti. Shpreh bindjen se marrëdhëniet e bashkëpunimi i suksesshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut Gjerman do të zgjerohet e fuqizohet më tej.

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV