Edy Reja publikoi një ditë më parë listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e tetorit kundër Hungarisë dhe Polonisë. Bie në sy mungesa e Taulant Xhakës, rikthimi i Ivan Balliut apo mungesa për shkak dëmtimesh të Abrashit dhe Qazim Laçit.
Nuk është preferuar as Ernest Muçi i cili është vendosur në dispozicion të Kombëtares U-21. Pjesa tjetër janë lojtarët e konfirmuar prej kohësh me të në stol.
SA JU SHQETËSOJNË MUNGESAT E ABRASHIT DHE LAÇIT NË MESFUSHË – Janë dy lojtarë të rëndësishëm. Kanë cilësi dhe dinamizëm. Kanë goxha peshë në lojën e skuadrës tonë. Kemi një grup të madh lojtarësh, kemi zgjidhje të tjera. Duhet të modifikojmë përpara dy ndeshjeve të rëndësishme. Kondicioni i duhur fizik, është pjesa më e rëndësishme përpara këtyre 2 sfidave. Flasim për Kombëtaren, lojtarët që do të zbresin në fushë, duhet të japim maksimumin, nuk dua të flas për ata që mungojnë, dua të flas për lojtarët që kam, shpresoj që të bëjmë 2 ndeshje të mira.
ÇFARË DUHET TË PRENTEDOJMË NË KËTO NDESHJE KTHIMI? – Nuk dua të bëj konsiderata të tilla, janë 2 ndeshje shumë të forta, për mua është e rëndësishme që Shqipëria po rritet, jemi skuadër kompetitive, një humbje na largon nga ëndrra që kemi, për në play off, është e detyrueshme që të marrim 2 rezultate pozitive në 2 ndeshjet e ardhshme. Janë 2 ndeshjet vendimtare, për të shpresuar deri në fund që të jemi në lojë.
11 MBROJTËS TË THIRRUR MOS JANË SHUMË? – Unë gjithmonë duhet të bëj zgjedhjet e mija, kam marr 2 lojtar për çdo rol të fushës. Kam 3 lojtar në qendër. Kam marrë 6 në këtë rast, ka ardhur Dermaku që është rikuperuar, ashtu si edhe Veseli që ka pasur problem fizike, jam kurioz të shikoj gjendjen dhe të bëj vlerësimet. Nuk kam marrë shumë mbrojtës, janë edhe Lenjani, Trashi, Balliu, Hysaj. Balliu po bën shumë mirë në La Liga, e kam ndjekur, dhe mund të na vlejë shumë në të ardhmen.