Rusia regjistron shifrën më të lartë ditore të viktimave që prej fillimit të pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia raportoi të mërkurën 929 viktima nga koronavirusi – shifra më e lartë ditore në këtë vend, që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar.

Në total, numri i viktimave nga koronavirusi në Rusi ka kaluar 212,000 dhe kjo është shifra më e lartë në Evropë.

Rusia ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 7.6 milionë raste të të infektuarve.

Numri i rasteve atje është në rritje qysh në muajin gusht, kryesisht për shkak të variantit Delta të koronavirusit, i cili është më ngjitës.

Disa vaksina të prodhuara në Rusi janë në dispozicion tash e sa muaj, por një pjesë e madhe e popullsisë është skeptike ndaj vaksinimit.

Sipas ueb-faqes Gogov, e cila mbledh të dhëna për koronavirusin në rajonet e Rusisë, më pak se 30 për qind e popullsisë ruse është vaksinuar plotësisht deri më 6 tetor.

Përkundër rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, zyrtarët nuk kanë vendosur kufizime të mëdha.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të mërkurën se izolimet do të ishin “një skenar absolutisht i padëshirueshëm për çdo rajon”.

Të fundit

Mafia sllave në Vlorë! SPAK heton organizatën kriminale që skllavëroi 24 të rinj ukrainas

Ofronin punë sekrete në Shqipëri, përdornin poligrafin për detektimin e gënjeshtrës dhe dhunë sapo i angazhonin. Ofronin punë sekrete në...

Dyfishohen të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara në vitin 2024

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin...

“PL duhet të krijojë grup parlamentar”, Maliqi: Do rikthehem në Parlament si deputet

Drejtuesi politik për qarkun e Beratit në Partinë e Lirisë, Lefter Maliqi, ka folur për peizazhin politik në prag të zgjedhjeve të 11 majit...

Rama shfaqet krah Agaçit në Kryeministri:Bufi i Kënetës e shpalli në kërkim nga drejtësia

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçin, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e...

Lapaj dhe Shabani bashkë për zgjedhjet e 11 majit, deputeti i PD: Budallenj!

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar bashkimin e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Nismës Thurje, të drejtuara nga Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani,...

Lajme të tjera

Web TV