Ana Politikovskaya, enigma e ekzekutimit të një gazetareje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

E lindur në Nju Jork, gazetarja e njohur ruse u gjet e vdekur në ashensorin e ndërtesës ku jetonte. në Moskë

Ana Poltikvskaja, një kritike e zëshme e luftës në Çeçeni, u gjet e vdekur në ashensorin e ndërtesës ku jetonte në kryeqytetin e Rusisë, Moskë. Ajo ishte një gazetare e njohur në gjithë botën për shkrimet e saj për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe korrupsionin në Çeçeni dhe pjesë të tjera të Kaukazeve, që vuanin nga një kryengritje vdekjeprurëse islamike. Ajo ishte gjithashtu kritike e ashpër e Kremlinit. Agjencia e lajmeve “Interfax” citoi policinë të kishte thënë se në vendin e ngjarjes u gjet një pistoletë dhe katër plumba. Më parë se kaq ajo pati një helmim me ushqim, ndërsa po udhëtonte me avion për në Besllan gjatë krizës së pengjeve të nxënësve…

…Anna Politkovskaya, ishte gazetare hetuese ruse Ajo lindi  më 30 gusht 1958, New York, dhe vdiq me 7 tetor 2006 në Moskë. Ajo ishte bije e dy prinderve diplomat, ruso-ukrainas qe punonin per diplomacine Ruse ne Amerike.

Ishte e njohur për kundërshtimin e saj ndaj konfliktit Çeçen. Politikoskaya ishte gazetarja që u bë e njohur me faktin që denoncoi presidentin rus Vladimir Putin për korrupsion dhe abuzime të të drejtave të njeriut, veçanërisht në lidhje me mizoritë e  kryera nga trupat ruse gjatë luftës së shkëputjes çeçene.

Raportimet

Pas studimit të gazetarisë në Universitetin Shtetëror të Moskës, Politkovskaya u bë reportere për gazetën zyrtare “Izvestiya”. Ajo iu bashkua stafit të “Novaya Gazeta”  në vitin 1999 dhe shumë shpejt filloi të raportojë për luftën në Çeçeni, të cilën e mbuloi me guxim të madh.

Librat e saj që përshkruajnë  luftën e pistë e të padrejtë janë “Një reporter rus në Çeçeni“ dhe ”Rusia e Putinit”. Ajo poashtu kishte marrë çmime të shumta ndërkombëtare për punën e saj.

Gjatë jetës së saj ajo ishte gjithmonë e rrezikuar. Politkovskaya u arrestua nga forcat ushtarake ruse në Çeçeni.

Ana kishte një ndikim të madh në opinionin publik po ashtu dhe në atë politik. Ajo tregoi, nëpërmjet publikimeve dhe shkrimeve për Çeçenine, masakrën në Beslan, dhe doli nga plani i zakonshem i të treguarit të gjerave, kjo gjë e bëri çështjen e Çeçenise një problem ndërkombëtar. Me eksperiencën në Çeçeni, ajo perdor nje shprehje per ta pershkruar me mire gjendjen: “Kur erdha ne Ceceni, m’u duk sikur po hyja në një depo në të cilen s’duhej hyrë.”

Ajo e thoshte hapur, stili i saj ishte i qartë: Nuk firmos kurrë me pseudonime, nuk fsheh kurrë emrin tim, vendos ftyren time dhe me të përballem me reagimin.

Lexo edhe :  A ka një kokë aliene midis figurinave neolitike të 7 mijë viteve më parë?

Politkovskaya, e cila kishte marrë kërcënime të shumta me vdekje, u gjet e vrarë në ashensorin e ndërtesës së saj në tetorin e vitit 2006.

Deklaratat

Gazetarë dhe grupi i të drejtave të njeriut, Amnesty International, thanë se Ana Politkovskaya ishte vrarë për shkak të punës së saj.

Ish-presidenti sovjetik, Mihail Gorbaçov, e quajti këtë vrasje “një goditje të shtypit të pavarur demokratik” në Rusi.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terry Davis, tha, megjithatë, se në këtë krim nuk ishte përfshirë qeveria.

Hetimi

Vrasja e saj, që besohet të ishte një vrasje “ e paguar” , nxiti një reagim të fortë ndërkombëtar.

Tre çeçent u arrestuan për vrasjen e saj, por që më pas u liruan. Aktgjykimi u rrëzua nga Gjykata Supreme e Rusisë dhe më pas u mbajtën  gjykime të reja. Në total, gjashtë persona u dënuan me akuzën në lidhje me vdekjen e saj. Me vrasjen e saj dhe me pyetjen se kush e vrau atë u morrën edhe gjigandët Mediatik “The Guardian” dhe “New York Times”. Po ashtu edhe Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë,  edhe 10 vjet pas vrasjes së gazetares, i bënte thirrje Rusisë që të gjejë dhe të ndjekë penalisht autorët e vrasjes së Anna Politkovskaya.

Ditari

Në maj të vitit 2007 , “Random House” pas vdekjes së gazetares botoi ditarin e saj  i cili përmbante ekstrakte nga fletorja e saj dhe shkrime të tjera. Ai ishte  titulluar “Një llogari e fundit e një gazetari për jetën, korrupsionin dhe vdekjen në Rusinë e Putinit”. Libri jep tregimin e saj për periudhën nga dhjetori 2003 deri në gusht 2005, përfshirë atë që ajo e përshkroi si “Vdekjen e demokracisë parlamentare Ruse”, krizën e pengjeve të shkollës Beslan dhe “dimri dhe vera e pakënaqësisë” nga janari deri në gusht 2005.

Sa ishte gjallë edhe vetë Politkovskaya nuk e mohoi të kishte frikë, por ndihej përgjegjëse dhe shqetësohej për informatorët e saj. Ndërsa dha  një konferencë në dhjetor 2005 për lirinë e shtypit në Vjenë të organizuar nga “Reporterët pa Kufij” , ajo tha:  “Njerëzit ndonjëherë paguajnë me jetën e tyre për të thënë me zë të lartë atë që mendojnë. Në fakt, dikush madje mund të vritet për të më dhënë informacion. Nuk jam e vetmja në rrezik. Kam shembuj që e vërtetojnë atë.”

Çmimi

Tanimë për nder të saj ekziston edhe një çmim i Gazetarisë “Anna Politkovskaja” i cila çdo vit jepet në Ferrara, Itali, nga revista “L’internationale” dhe komuna Ferrara.

 

Të fundit

Nga 1 janari, abone falas për pensionistët. Fluks në njësitë bashkiake

Duke nisur nga 1 janari i vitit që vjen, pensionistët e Tiranës do të kenë mundësinë të udhëtojnë falas...

“Mirënjohëse atyre që më zgjatën dorën”, Parashqevi Simaku kalon Krishtlindjen mes miqve

Kjo Krishtlindje e gjeti artisten Parashqevi Simaku krejt ndryshe, e rrethuar me njerëz që e duan dhe i kanë falur dashuri këto ditë. Në rrjetin...

U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar nga një person anonim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak foli edhe për vizitën e tij në SPAK, ku qëndroi mbi 5 orë. “Jam denoncuar...

Aksident i rëndë, autobusi plot me pasagjerë përfundon në det, detajet e para

Një autobus në veri të Norvegjisë me rreth 60-70 persona në bord është përfshirë në një aksident të rëndë dhe ka rënë në det. Alarmi...

Çfarë ndodhi? Arrestohet ministri i njohur, ja për çfarë akuzohet (Emri)

Ministri i Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, Nenad Nesiç u arrestua ditën e sotme së bashku me gjashtë të tjerë me akuza për krim të organizuar,...

Lajme të tjera

Web TV