Itali/ Shqiptari trafikonte drogë me bashkëshorten, në pranga çifti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shqiptar dhe gruaja e tij janë arrestuar në Itali për trafik droge. Siç raportojnë mediet italiane në pranga ka rënë dy bashkëshortët,  H. L, 46 vjeç, shtetas shqiptar dhe  C.G, 43-vjeçe, italiane, të dy me precedentë penalë, të hetuar edhe më parë po për trafik të lëndëve narkotike.

Si ranë në prangat e policisë çifti?

Duke ecur nëpër rrugët e qendrës së Cantù, policia ka vënë re një burrë në një lokal i cili po kryente veprime të dyshimta. Siç dukej kishte ndërmend të shkëmbente diçka me një klient tjetër në këmbim të parave. Jo shumë larg lokalit iu nënshtrua kontrollit, ku iu gjet një mbështjellëse që përmbante një sasi të vogël kokaine. Në atë moment, oficerët e tjerë gjithashtu bllokuan burrin që u pa duke marrë paratë. Ai kishte tre topa kokainë dhe shuma parash me vete.

Pas arrestimit të shqiptarit policia ka shkuar të bëjë një kontroll në shtëpinë e tij. Gruaja e tij sapo ka parë policinë tentoi të hidhte çantën e saj nga ballkoni. Në çantë efektivët gjetën 254 gram kokainë, e ndarë në dy pako, një peshore dhe rreth 42 mijë euro, në prerje të ndryshme dhe të ndara në fasha, si dhe 180 franga zvicerane. Të dy burrë e gruan janë arrestuar dhe për to vijojnë hetimet. Ndërkohë blerësi i kapur në lokal me shqiptarin po hetohet në gjendje të lirë.

Të fundit

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Nga gulagët sovjetikë te Nobeli, një jetë e shkruar me fjalë që nuk iu nënshtruan kurrë

Nga Leonard Veizi Në historinë e letërsisë moderne, pak figura shfaqen me një kontrast kaq të fortë mes heshtjes së dhunshme dhe fjalës së lirë...

Lajme të tjera

Web TV