Itali/ Shqiptari i shoqëruar nga familja iu shkon në shtëpi fqinjëve dhe i dhunon me lopatë: Do t’ju vras të gjithëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Do t’ju vras të gjithëve”! Me këto fjalë kërcënuese i është drejtuar një i ri shqiptar fqinjëve në Itali. Incidenti ndodhi në qytetin Policoro të provincës Matera, pas një sherri mes dy familjeve.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në fund të muajit shtator, por është raportuar ditën e sotme.

Pas konfliktit 22-vjeçari shqiptar shkoi tek fqinjët bashkë me gruan e tij dhe disa anëtarë të tjerë të familjes duke bërtitur dhe kërcënuar.

“Sot do t’ju vras ​​të gjithëve!”, u shpreh ai me tona të ashpra,  para se të shtynte një grua 66-vjeçare, duke e rrëzuar atë në tokë.

Më pas së bashku me bashkëpunëtorët e tij i riu shqiptar hyri në shtëpi duke rrahur fqinjët me një lopatë  dhe shkop hekuri.

E gjithë skena është parë edhe nga fëmijët, të cilët ishin të pranishëm.

22-vjeçari tashmë është arrestuar me akuzën e përndjekjes dhe plagosjes me dashje. Për të njëjtat vepra penale akuzohen edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Të fundit

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Projekti i BB për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit i”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur...

Lajme të tjera

Web TV