Mbesa e Al Capones shet sendet personale të gjyshit, në ankand revolja e tij e preferuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diane Capone, mbesa e gangsterit famëkeq amerikan Al Capone, ka filluar të shes gjësendet personale të tij dhe shpreson që me këtë veprim njerëzit do të mund të shohin anën tjetër të gjyshit të saj.

Një nga 174 sendet që mbesa e gangsterit të famshëm i nxori në shitje në një shtëpi ankandesh në Sacramento të Kalifornisë, është fotografia e “babait” siç e quanin anëtarët e familjes, e cila u shkrep pasi që kishte vuajtur dënimin prej shtatë viteve me burgun e Alcatrazit për shmangie të tatimit.

Në fotografi shihet Capone në natën e Krishtlindjeve të vitit 1946, së bashku me gruan dhe nipat e mbesat duke shëtitur në afërsi të pronës së tij në Palm Island të Floridës.

Përveç fotografive personale, në ankand do të gjenden edhe ora e tij, stoli dhe armë. Çmimi fillestar i orës së xhepit Patek Philippe i punuar nga diamantet, sillet nga 25 deri në 50.000 dollarë.

E revolja e tij e preferuar Colt. 45 vlerësohet se kap vlerën e 150.000 dollarë, ndërkaq për fotografinë bardhezi të Capones me të birin kushton 15.000 dollarë.

Diane ka vendosur t’i shes gjësendet nga koleksioni i gjyshit, pasi mendon se ka arritur një moshë dhe nuk mund më të kujdeset për to në shtëpinë që e ka në pjesën veriore të Kalifornisë.

Të fundit

Rumunët votojnë në zgjedhjet që mund të thellojnë përçarjet në BE

Rumunët votojnë të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës...

Krimet Zgjedhore/ Elvis Roshit: Iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore. Policia bën me...

Kursi i këmbimit valutor, 18 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 87.3 lekë dhe do të shitet me 88.6 lekë. Euro do të...

VIDEO/ Anija me 277 persona në bord përplaset me urën në Nju-Jork

Një anije e Marinës Meksikane me 277 persona në bord është përplasur me Urën e Bruklinit në mbrëmjen e së shtunës. Dy persona kanë...

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan do të mbahet mesha me të cilën fillon zyrtarisht papnia e Papa Leonit të XIV. Mesha është caktuar të...

Lajme të tjera

Web TV