Ligje me konsensus/ Nikolla: Nuk jam për favore dhe shkëmbime politike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se do të bashkëpunojë me opozitën për të miratuar ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar si dhe për ndryshimet në Kushtetutë që lidhen me afatet e Vettingut.

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolli tha se do të ketë bashkëpunim me Partinë Demokratike në miratimin e ligjeve që duan konsensusin. Duke u ndalur tek shtyrja e afatit të anëtarëve të Vittingut, Nikolla tha se nuk është kryetare Parlamenti për të bërë favore dhe shkëmbime politike për tu votuar një ligj që kërkon votë të cilësuar. Ajo gjatë bashkëbisedimit me gazetarët është ndalur tek ish- kryeministri Sali Berisha dhe vendin që do të ketë ai në Parlament.

Vettingu dhe dialogu me opozitën

E pyetur për shtyrjen e afateve të anëtarëve që kryejnë procesin e Vettingut, e cila kërkon ndryshime në Kushtetutë, Nikolla tha se nuk do të ketë favore apo shkëmbime. “Dua ta përsëris dhe një herë se në këtë detyrë s’jam për favore apo shkëmbime. Jam për dialog dhe ndërveprim, deri në votimin e ligjeve me konsensus. Kjo është kërkesë që vjen edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. S’po jap afate, por kam gatishmëri për të vepruar me opozitën. Në informacionet që unë kam, në një prej ekraneve televizive është shprehur se dhe opozita është e gatshme që të bashkëpunuar”, tha Nikolla.

Rasti Berisha

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, tha se bazuar në rregulloren e institucionit që drejton, Sali Berisha do të regjistrohet zyrtarisht si deputet pa grup parlamentar, pas vendimit të Partisë Demokratike për ta përjashtuar nga grupi i saj. “Rregullorja e Kuvendit thotë që çdo deputet e deklaron me shkrim se në cilin grup do të bëjë pjesë. Por më pas është vendimmarrja e grupit parlamentar që bën listimin dhe deklarimin e anëtarëve të grupit. Dhe grupi parlamentar i PD-së e ka nxjerrë jashtë deputetin Sali Berisha. Dhe sot, ai funksionon si deputet pa grup parlamentar. Nuk është vetëm, janë 8 deputetë që janë pa grup parlamentar”, tha Nikolla në një konferencë për mediat.

Kriza dhe rritja e çmimeve

Në komunikimin e parë për mediat, ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, u pyet edhe për krizën energjetike, por edhe rritjen e çmimeve. Nikolla theksoi se do të bëjë gjithçka mundet për të ndikuar që reagimi nga qeveria të jetë i duhuri për këtë situatë. “Krizat ndikojnë te kushdo, shkalla e ndikimit varion, nuk është e njëjtë si tek unë ashtu edhe te një familje me kushte të vështira ekonomike. Kam besimin se qeveria, që ka detyrën për të menaxhuar këtë situatë dhe për t’iu përgjigjur sfidave që po prekin botën, do të jenë në lartësinë e detyrës”, tha Kryetarja e Kuvendit. Ndër të tjera ajo tha se: “Sa më takon mua, do të bëjë gjithçka mundem nga pozicioni që kam për të ndikuar sa më fort që shkalla e përgjigjes të jetë e duhura brenda mundësive që lejojnë kushtet ekonomike të Shqipërisë dhe njerëzit që ndikohen nga kjo situatë të ndihmohen sa më shumë”. Kryeparlamentarja përsëriti edhe një herë qëndrimin e saj se do të jetë gjithmonë e gatshme për procesin e dialogut me opozitën. “Unë besoj se do të përforcohet dialogu dhe do të ruhet etika në komisionet parlamentare. Kemi parë se po shkojmë drejt normalizimit. Po ecim me procesin e vaksinimit me deputetët për praninë në komisione. Kjo do të jetë një aspekt i realizuar, pas kërkesës që erdhi nga opozita por dhe një ogur i mirë për jetën parlamentare. Përfitoj nga rasti që të bëj thirrje për vaksinim. Kam ndjekur dhe më parë debatin tuaj të realizuar dhe konsensusin e gjetur për mënyrën se si do të operonte media përmes aksesit në Kuvend. Jam e vendosur për komunikim dhe transparencë me mediat. Kam parë nga afër punën e mirë që është bërë nën kujdesin e BE për ngritjen e një sistemi të ri audio-video në godinën ku ndodhemi. Ky është një lajm i mirë. Mbledhjet e komisionit, do të mundësojmë praninë e gazetarëve edhe në seancat plenare dhe atë të metodologjisë së kamerave për një minutazh të caktuar”, tha Nikolla.

Të fundit

Dekretet Trump dhe ekonomia jonë

Nga Fatos Çoçoli Më 20 janar 2025, në ditën e tij të parë të punës në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti...

Shqipëria bashkëpunim me bankën italiane, Rama: 250 mln euro financim për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria ka arritur bashkëpunimin me bankën italiane, Cassa Depositi e Prestiti. Ai është shprehur se tashmë, për herë të...

Kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, paraqitet në SPAK

Kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, paraditen e kësaj të premteje (24 janar) është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Memolla akuzohet...

Sot 106-vjetori i vdekjes së Ismail Qemalit, babait të Pavarësisë së Shqipërisë

Sot më 24 janar shënohen 106 vite nga ndarja nga jeta e babait të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit. Ai vdiq më 24 janar të...

Për të hequr qafe erën e keqe të gojës, zbatoni këto truke të thjeshta

Fryma e freskët nuk është vetëm çështje estetike, por edhe shëndeti. Kujdesi i rregullt dentar, lënia e duhanit, qëndrimi i hidratuar dhe përdorimi i...

Lajme të tjera

Web TV