Irlandë/ Krahu politik i terroristëve të IRA-s, fiton zgjedhjet parlamentare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ende nuk janë numëruar të gjitha votat, por sensacioni tashmë është i plotë: Sinn Fein – dikur krahu politik i organizatës terroriste IRA – i ka kaluar partitë tradicionale në zgjedhjet në Irlandë.

Numërimi i preferencave të para të votuesve ka nxjerrë që partia Sinn Fein, nën kryetaren e saj Mary Lou McDonald ka rezultate më të mira se çdo parti tjetër. Partia, e cila më parë konsiderohej krahu politik i organizatës ilegale IRA (Ushtria Republikane Irlandeze), nuk ka megjithatë gjasa të bëhet partia më e fortë në parlament. Ajo nuk paraqiti një numër të mjaftueshëm kandidatësh për këtë. Ajo u befasua vetë nga suksesi i saj. Me sistemin e komplikuar zgjedhor në Irlandë, çdo votues ka vetëm një votë, por mund të zgjedhë edhe preferenca të shumta, që llogariten njëra pas tjetrës. Sipas numërimeve deri tani, Sinn Fein ka arritur 24.5 përqind të votave. Partia e madhe opozitare e qendrës, Fianna Fail, ka fituar 22.2 përqind të votave, ndërsa partia liberale konservatore e kryeministrit Leo Varadkar, Fine Galaxy, ka fituar 20.9 përqind të votave.

Formimi i kabinetit në Dublin do të jetë i mundimshëm

Suksesi elektoral i Sinn Fein-it tashmë është krahasuar nga vëzhguesit me një uragan politik, që përfshiu Irlandën në fundjavë, i ngjashëm me uraganin e quajtur “Sabine” në Gjermani. Deri tani, që kur Irlanda u bë plotësisht e pavarur nga Britania e Madhe, politikat e vendit janë mbizotëruar nga Fine Gael dhe Fianna Fail. Tani po del në skenë një forcë e tretë serioze politike.

Formimi i qeverisë pritet të jetë i vështirë. Nëse, në kundërshtim me pritjet do të ndodhë një pjesëmarrje në qeveri e Sinn Fein-it, që më parë përçmohej, kërkesa për një referendum të afërt për ribashkimin irlandez në Dublin mund të bëhet linja zyrtare e qeverisë. Kjo do të ndikonte edhe në negociatat e Brukselit me Britaninë e Madhe për marrëdhëniet e ardhshme, pas përfundimit të periudhës së tranzicionit të Brexitit, në fund të vitit.

Lexo edhe :  Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025

Dalja e Britanisë nga BE nuk luajti pothuajse asnjë rol në zgjedhje. Vetëm një përqind e votuesve thanë në një sondazh pas zgjedhjeve se Brexiti kishte qenë çështja më e rëndësishme. Për zgjedhësit më shumë të rëndësishme ishin çështjet e shëndetit, të strehimit dhe të pensioneve.

Të fundit

Sherr mes fqinjve në Tiranë, dy të lënduar përfundojnë në spital

TIRANË- Pasditen e kësaj të mërkure, rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti për motive të...

Shmangni konsumin e ketyre dy ushqimeve

Inflamacioni kronik, sistemik është një problem serioz shëndetësor që mund të përkeqësohet ose përmirësohet nga dieta, sipas John Hopkins Medicine. Naturopati Yohan Mannone, ekspert i...

Kaos në Gjermani, festimet me fishekzjarre shkaktojnë 5 të vdekur

BERLIN – Pesë persona vdiqën në të gjithë Gjermaninë dhe një oficer policie u plagos rëndë nga aksidentet e lidhura me fishekzjarrët e fuqishëm...

Në vend të kartolinës

Viti i Ri pa kartolinat, ngjan si pranvera pa dallëndyshet. Pranvera vjen edhe pa to. Por, i mungon shenja e parë, kënga e dallëndysheve. Dhjetori ka...

Shkrumbohet makina në bypassin e Murrizit

Një automjet është shkrumbuar nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Murrizit pjesë e rrugës së Arbrit. Dyshohet se në automjet ndodheshin dy...

Lajme të tjera

Web TV