Rekomandimi i OSBE/ Yuri Kim: Qytetarët duhet të votojnë të lirë, pa presion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diplomatja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha se qytetarët duhet të jenë të lirë kur votojnë dhe pa presione. Duke u nisur nga përdorimi i të dhënave personale ku identifikoheshin edhe për përkatësinë partiake qytetarët, Kim tha se zgjedhjet duhet të bëhen pa presion politik.

 

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka ndarë në rrjetet sociale një nga rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, që duhet të adresohet në procesin e ardhshëm zgjedhor. Rekomandimi i katërt i raportit të OSBE/ODIHR ka të bëjë me faktin që Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve dhe se institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor. Sipas ambasadores Kim, autoritetet duhet të veprojnë mbi këtë rekomandim pasi e drejta e qytetarëve për të votuar të lirë është baza e demokracisë. “Ne nxisim autoritetet të veprojnë mbi këtë dhe rekomandimet e tjera të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar të lirë – pa frikë, presion apo tërheqje të paligjshme – është baza e demokracisë”, shkruan Yuri Kim.

Rrjedhja e informacionit për të dhënat personale

Ashtu si edhe në raportin paraprak, të publikuar një ditë pas zgjedhjeve apo në intervistën ekskluzive për DË të Drejtueses së Misionit të OSBE / ODIHR-it, ambasadores Urszula Gacek, pas ditës së zgjedhjeve, dhe në raportin përfundimtar cilësohet si problem shqetësues përdorimi i të dhënave personale. Në raport thuhet se 900 mijë qytetarë ju janë përdorur të dhënat përsonale deri tek përkatësia partiake. “Raporti konstaton që për rreth 900 mijë qytetarë të Shqipërisë, para zhvillimit të votimit, pati rrjedhje informacioni lidhur me të dhënat e tyre të ndjeshme “duke përfshirë edhe preferencat e tyre politike, që rrodhën para zgjedhjeve, përbëjnë një shqetësim serioz, pasi i bënë votuesit të prekshëm nga presioni”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR për zgjdhjet e zhvilluara në Shqipëri për të zgjedhur Parlamentin e ri.

Lexo edhe :  “Shqipëria, shteti i 29 i BE-së”, Kos: Dështim për BE nëse ky objektiv nuk realizohet...

 

Të fundit

Krimet zgjedhore/ Shumë prokurorë për një “grusht” hetimesh

Kryepokurori Olsian Çela në një deklaratë për media tha se shumë prokurorë janë në “gadishmëri” vetëm të krimeve zgjedhore....

Raporti i ODIHR/ “Fushatë e qetë, por po përdoret administrata”

ODIHR ka publikuar raportin paraprak për fushatën zgjedhore. Ai vë në dukje shqetësime të tilla si përdorimi i burimeve shtetërore për qëllime elektorale, presioni...

Instituti i Vjenës: Ekonomia shqiptare do të rritet me 3.7% në 2025

Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të ruajnë ritme pozitive rritjeje gjatë vitit 2025, përkundër pasigurive globale dhe tensioneve tregtare, sipas parashikimit pranveror...

Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse për sulme kibernetike

Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekadës së fundit, përfshirë ndaj një organizate të përfshirë në Lojërat...

Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 30 prill 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.1 lekë dhe do të shitet me 87.3 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV