KE: Paketa anti-shpifje nuk pasqyroi rekomandimet tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet e ligjeve të medias në Shqipëri, që u miratuan të mërkurën mes polemikave e kritikave të shumta, vazhdojnë të ngjallin shqetësim.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian i tha Zërit të Amerikës se Brukseli “merr shënim” miratimin në parlament të paketës anti-shpifje. Megjithëse ligjit iu bënë ndryshime deri në minutën e fundit dhe qeveria Rama theksoi se ato janë bërë në përputhje të plotë me OSBE-në, zëdhënësi i Komisionit, i tha Zërit të Amerikës se “rekomandimet e ekspertëve të Këshillit të Evropës nuk janë marrë në konsideratë” në variantin përfundimtar.

Zëdhënësi tha se Brukseli do të vazhdojë të punojë nga afër me autoritetet shqiptare, për t’u siguruar që standardet evropiane për lirinë e të shprehurit dhe mediat do të respektohen.

Përfaqësues të mediave shqiptare si dhe të institucioneve ndërkombëtare kanë qenë të një mendjeje se amendamentet e reja paraqesin problem lidhur me garantimin e lirisë së mediave./VOA

Të fundit

Kushton gjysmë milioni, por u shit menjëherë/ BMW Speedtop mahnit botën

Në maj, BMW “tronditi” botën e veturave me prezantimin e modelit të bukur Speedtop, dhe çdo kopje e planifikuar...

Veçori e re në WhatsApp: Dërgoni mesazhe edhe te ata që nuk e kanë aplikacionin

WhatsApp po zhvillon një veçori të re të quajtur Guest Chats, e cila do t’u lejojë përdoruesve të kësaj platforme të korrespondojnë me një...

Partizani rikthen trajnerin serb në kampionatin shqiptar

Mladen Milinkovic është trajneri i ri i Partizani. Pasi mbylli aventurën e tij në Malin e Zi me Buducnost Podgorica, tekniku serb ka vendosur...

Zjarr në Finiq, Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit në terren

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ekipet zjarrfikëse, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe ndërhyrja nga ajri, po punojnë për...

Banorët që jetojnë në këtë ishull arktik, detyrohen të mbajnë armë me vete

Krijuesja e përmbajtjes Cecilia Blomdahl dokumenton jetën e saj padyshim unike në arkipelagun e akullt norvegjez të Svalbardit në YouTube dhe TikTok – dhe...

Lajme të tjera

Web TV