Gabimi i Hysaj na kushton rëndë, Polonia mposht Shqipërinë dhe na rrëmben vendin e dytë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Polonia na mund përsëri, kësaj here 1-0 në “Air Albania Stadium” dhe merr vendin e dytë në Grupin I. Një sukses i ardhur në pjesën e dytë, kur ndëshkohemi me një gol që nuk pritej.

Por ajo që ra në sy ishte ndërprerja e ndeshjes pas shënimit të golit të miqve, teksa tifozët shqiptarë të provokuar hodhën sende në fushë e lojës, duke rrezikuar të dëmtonin futbollistët e Polonisë. Ishte hera e dytë që ndodhte dhe gjyqtari ndali lojë. Kjo ndodhi në minutën e 77-të të ndeshjes, kur të dyja skuadrat po kërkonin me ngulm.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me polakët pak më shumë ngacmues. Reja fut më herët Brojën, duke zëvendësuar Uzunin, por nuk ka gol kësaj here.

Për të ardhur në minutën e 77-të, kur Swiderski shënon gol për Poloninë. Një kros i gjatë, me një topi në shtyllën e dytë dhe polaku nuk fal, me Berishën të dorëzuar në cepin e portës. Humbja e topit nga Hysaj rezultoi fatale në këtë aksion.

Rikthimi në fushë nuk është se sjell përmbysje, por as gol sigurie të Polonisë, mbyllet 0-1 dhe tashmë Shqipëria duhet të mendojë për vendin e tretë në grup.

Të fundit

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Lidhur me...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

“Cirku i demokracisë”, shoqëria civile proteston kundër deputetëve për krizën politike

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë protestuar ndaj deputetëve për shkak të dështimeve të shumta për konstituimin e Kuvendit. Manifestuesit rreshtuan disa karrige bosh...

Lajme të tjera

Web TV