Kosova shkarkoi trajnerin, De Biasi ndër favoritët për ta zëvendësuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fakt, nuk është hera e parë që lakohet emri i De Biasit për të drejtuar përfaqësuesen e Kosovës. Edhe 3 vjet më parë ishte një kandidaturë e fortë, por asokohe Fadil Vokrri vendosi për Challandes.

Ky i fundit është shkarkuar sot pas tri humbjeve radhazi dhe në mediat kosovare janë përmendur disa emra për pasardhësin e tij. Tre janë emrat e parë që po merren në shqyrtim në bazë të propozimeve nga menaxherë të ndryshëm.

I pari, ai që tërheq më shumë drejtuesit, është gjermani i njohur Felix Magath, me një karrierë të suksesshme sidomos në klube. Më pas, në listë është edhe Walter Zenga, ish-portieri italian i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë kryesisht në Azi dhe më pak në Itali.

I treti është Roberto Carlos, i cili ka më pak eksperiencë në drejtim nga të tre. Legjenda braziliane ka më pak gjasa të drejtojë Kosovën, edhe për faktin e largësisë, por më shumë nga eksperienca e paktë që ka.

De Biasi shihet ndër kandidaturat kryesore për të marrë drejtimin e “Dardanëve”. Aventurës së tij në Azerbajxhan po i vjen fundi, pasi rezultatet nuk kanë qenë të priturat e, si rrjedhojë, Kosova ka bërë hapa para në bisedimet me të, për ta bindur që të marrë drejtimin e ekipit në vijim.

Të fundit

Plagosja e çiftit në Kavajë, gjendet e fshehur në mur arma e krimit

Policia e Kavajës bën me dije se është gjetur arma me të cilën dyshohet se Shpëtim Osma plagosi çiftin...

Pjerin Ndreu: Nuk jam i sigurt nëse lojtarët tanë do lënë shpirtin në fushë me Serbinë

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka befasuar me një postim në Facebook, duke thënë se ka dyshime për lojtarët e kombëtares shqiptare, nëse...

“Formacionin e kam në tru! Serbia ka ekip të fortë, por Shqipëria ime…”

Sylvinho, në konferencën e sotme për shtyp një ditë para ndeshjes me Serbinë, deklaroi se e ka në mendje formacionin që do të provojë...

Miqësia mbaroi! Trump nxjerr në shitje makinën që i dhuroi Elon Musk

Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë për të shitur makinën e tij Tesla, një veprim që duket se vjen si rezultat i përplasjes...

Alpinistët Mrika dhe Arianit Nikçi zyrtarisht pjesë e Librit të Rekordeve Guinness

Babë e bijë me ngjitjen më të shpejtë në Seven Summits në histori. Tashmë është bërë zyrtare! Mrika dhe Arianit Nikçi janë tashmë pjesë...

Lajme të tjera

Web TV