Pas denoncimit se “u rrah”, kryebashkiaku i Elbasanit: Qesharake!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gledian Llatja reagon pas denoncimit që ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në faqen e tij të ‘Facebook’. Berisha shkroi që një qytetar dixhital, denonconte se kryebashkiaku i Elbasanit u dhunua nga banda e dhëndrit të Qazim Sejdinit,

Në një prononcim për ‘BalkanWeb’ kryetari i Bashkisë së Elbasanit ka mohuar kategorikisht faktin që të ketë rënë pre e sulmeve.

Ai tha se çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Mes të tjerash ai ftoi “qytetarin dixhital” që bëri denoncimin tek Berisha, që t’i bashkohet festimeve të bashkisë për “Javën e verës”

T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:

Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake.

 “Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit”, u shpreh Gledian Llatja.

Të fundit

Çmimi i energjisë elektrike për bizneset në Kosovë pritet të rritet deri në 30%

Deri në 30 për qind pritet të shtrenjtohet çmimi i energjisë për bizneset e mëdha, paralajmërojnë përfaqësues të disa...

Rusia gati të sulmojë NATO-n, Medvedev: Finlanda dhe Suedia janë targeti jonë

Rusia tashmë e ka një synim, ai është sulmi ndaj shteteve më të reja të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Objektivin e ka bërë...

Amal Clooney mund t’i ndalohet hyrja në SHBA, por pse?

Amal Alamuddin Clooney, avokatja e njohur për të drejtat e njeriut dhe bashkëshortja e aktorit George Clooney, mund të përballet së shpejti me ndalim...

Pasaportë me 750 mijë euro, Gjykata Europiane e quan të paligjshme skemën e Maltës

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që skema e “pasaportës së artë” e Maltës është e paligjshme, që do të thotë se programi i...

Komisioni Europian: Nëse Rusia do realisht armëpushim, ta bëjë tani! Mbështetje për paqen

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anita Giper, tha se Ukraina e ka pranuar armëpushimin pa kushte që prej më shumë se një muaji, ndërsa Rusia...

Lajme të tjera

Web TV