Një romancë e re po lind mes Fifit dhe Canës (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk është Lorik Cana, por është ish-futbollist dhe mban mbiemrin e ish-kapitenit legjendar të kombëtares shqiptare. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Granit Cana, që ka luajtur futboll me disa skuadra në Kosovë dhe prej dy vitesh është tërhequr, ndërsa këtë muaj është bërë pjesë e “reality show”-t më të suksesshëm shqiptar, Big Brother Albania Vip.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, Cana është afruar ndjeshëm me këngëtaren Filloreta Raçi, e cila gjithashtu është pjesë e shtëpisë, ndërsa vetë protagonistët kanë pranuar se bëhet fjalë për diçka më shumë se një miqësi e thjeshtë.

“Në ato momentet më të vështira brenda shtëpisë, Fifi më është afruar, më është gjendur e më ka qëndruar pranë. E kemi gjuhën të përbashkët, mendimet të njëjta dhe ndoshta edhe po lind diçka mes nesh”, deklaroi Graniti.

Të fundit

Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja, vetëm sipas rregullave serbe

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së...

Zbulohet data kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të shpallë të gjithë emrat që...

Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit...

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime për A2 CNN...

Fund berishizmit! Një listë për ansamblin që mund të thurë opozitën e re shqiptare

Për të mirën e demokracisë shqiptare, ka ardhur koha që Partia Demokratike të reformohet dhe të heqë dorë nga berishizmi. Drejtuesit politikë që dështuan...

Lajme të tjera

Web TV