Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Mata Hari, loja e dyfishtë e superspiunes sensuale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet franceze e arrestuan për spiunazh edhe pse ajo u betua se kurrë nuk kishte qenë spiune për Gjermaninë dhe i kishte qëndruar besnike Francës

 

Emri i saj vazhdon të jetë ende një legjendë. Një grua joshëse, kërcimtare ekzotike dhe dashnorja e qindra burrave. E dyshuar si agjente e dyfishtë gjatë Luftës së Parë Botërore, Mata Hari u ekzekutua pikërisht për këtë arsye…

 

…Në moshë fare të re, Mata Hari vendosi se seksualiteti ishte bileta e saj në jetë. Në mes të 1890-s, ajo me guxim iu përgjigj një gazete reklamash, e cila kërkonte një nuse për Rudolf MacLeod, një kapiten ushtrie. Ajo dërgoi një foto të mrekullueshme të vetes, për ta joshur këtë kapiten. Edhe pse me 21 vjet diferencë në moshë, ata u martuan, kur Mata Hari ishte vetëm një 19-vjeçare. Në fillim të viteve 1900, martesa e Mata Harit ishte shkatërruar. Pas divorcit me bashkëshortin, nis dhe aventura e saj e madhe.

 

Fillimet

Mata Hari ose Margherita Gertrude Zelle u lind më 7 gusht të vitit 1876, në Leuuwarden, Holandë ndërsa u nda nga jeta më 15 tetor 1917, në Vincennes. Ishte konteshë, kërcimtare dhe spiune holandeze që i shërbeu Gjermanisë.

Pas një fëmijërie shumë të vështirë, prindërit u ndanë për shkak të problemeve ekonomike, ndërsa ajo mbeti me të ëmën që vdiq vetëm pak vite më vonë. Kur ishte 20 vjeçe iu përgjigj kërkesës për martesë të një zyrtari, rreth 20 vjet më të madh se ajo. Vitet e para, qenë shumë të lumtura, u transferuan në Indonezi dhe lindën 2 fëmijë. Pastaj ndodhi tragjedia, vdekja e papritur e djalit të madh, për shkak të një helmimi misterioz dhe grindjet e vazhdueshme me bashkëshortin e çuan drejt ndarjes. Pasi mbeti e vetme, duke braktisur edhe profesionin e mësueses, u transferua në Paris dhe filloi të kërkonte fatin si balerinë ekzotike e eksperte për vallëzimet orientale. Me emrin skenik Mata Hari (Sytë e mëngjesit në gjuhën indoneziane) shumë shpejt arriti një sukses të paimagjinueshëm në qytete të ndryshme të Evropës. Asaj iu atribuan, nuk dihet nëse janë shpifje ose të vërteta, flirtet dashurore dhe lidhjet me ministrat, eksponentë politikë e ushtarakë të lartë, duke rritur popullaritetin e saj dhe duke e bërë njëkohësisht një divë të asaj kohe, por gjithashtu duke rritur edhe dyshimet rreth figurës së saj. Dyshime, që u konkretizuan, kur u akuzua për spiunazh.

 

Mata Hari si spiune

Mata Harit iu vu numri agjenturor gjerman “H.21”, ku H, siç u mësua më vonë nga kundërzbulimi aleat, përdorej për spiunët e rekrutuar para gushtit të vitit 1914. Kur filloi lufta në vitin 1914, Mata Hari ishte një spiune me përvojë për Gjermaninë, vend që ajo e adoptoi edhe për atdhe. Por ajo u zbulua nga francezët, të cilëve u kishte premtuar gjithashtu bashkëpunim. Pas kësaj, në një gjyq të posaçëm ata morën vendimin që ta pushkatonin. Megjithatë, historianët kanë debatuar gjatë këtyre viteve, nëse Mata Hari duhej konsideruar një agjente e infiltruar gjermane në Francë në një periudhë shumë të rëndësishme për fatet e Evropës, apo në të kundërt, personazhi i saj i dykuptimtë dhe intrigues, përveçse shumë popullor, mund të ketë shërbyer si “kurban” për të larguar vëmendjen nga zhvillimet e operacioneve ushtarake të luftës së madhe dhe të gjenin në të njëjtën kohë, një fajtor të thjeshtë dhe të pambrojtur.

Lexo edhe :  Në agimin e terrorizmit/ Kush e shpiku makinën bombë?

Disa historianë besojnë se gjermanët dyshonin që Mata Hari ishte spiune franceze, ndaj e etiketuan si spiune gjermane, për t’u dekoduar lehtësisht nga francezët. Të tjerë besojnë se ajo ishte në fakt agjente e dyfishtë. Sido që të jetë, autoritetet franceze e arrestuan Mata Harin për spiunazh më 13 shkurt 1917. Ajo iu betua hetuesve se kurrë nuk kishte qenë spiune për Gjermaninë dhe i kishte qëndruar besnike Francës. “Një kurtizane, e pranoj. Spiune, kurrë!”, u përgjigj ajo njerëzve që e merrnin në pyetje.

Margherita u rebelua ndaj këtij fati dhe luftoi deri në fund, për të hedhur poshtë akuzat që ju bënë, duke e quajtur veten të pafajshme. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar verdiktin e Gjykatës Franceze, e cila e dënoi duke e cilësuar një spiune gjermane.

Sipas vendimit, në një gjyq të posaçëm u vendos, që në 15 tetorin e vitit 1917 t‘i jepej fund jetës dhe mitit të saj. Por edhe pas vdekjes së saj, ashtu siç tregojnë kronikat e mëvonshme, ishte një grua e denjë për t‘u quajtur div.

 

Pushkatimi

Femra më e famshme e të gjitha kohërave në historinë e spiunazhit, e njohur ndryshe me emrin skenik Mata Hari, që u bë sinonim i misterit dhe joshjes, u pushkatua më 15 tetorin e vitit 1917, në poligonin ushtarak francez të Vincennas, pasi akuzohej se ishte spiune e gjermanëve në kohën e Luftës së Parë Botërore. Kërcimtarja ekzotike, që “çmendi” zyrtarët më të lartë të asaj kohe, ishte vetëm 41 vjeçe ditën kur u pushkatua. Por, për një personazh kaq të veçantë, edhe momenti fatal i ekzekutimit nuk mund të krahasohet me një “ceremoni” normale. Kështu, mbi sjelljen e Margherita Gertrude Zelle, përpara skuadrës së ekzekutimit të ngarkuar për ta qëlluar për vdekje, gjatë gjithë kohës kanë lulëzuar legjenda dhe thashetheme nga më të ndryshmet. Madje, ka edhe nga ata që thonë se ushtarëve të togës së ekzekutimit iu lidhën sytë për të parandaluar rrezikun që mund të kushtëzohej nga sjellja karizmatike e spiunes bukuroshe, e gatshme të bënte një sjellje jo morale edhe në prezencën e tyre. Po sipas zërave që qarkullojnë, Mata Hari e kishte përballuar shumë lehtë këtë provë të vështirë të jetës, duke treguar se ishte më se e qetë, madje në çastin më të tmerrshëm, përpara goditjes, i kishte parë qetësisht në sy dhe plot ëmbëlsi ekzekutuesit e saj, duke u dërguar edhe puthje. Pamja erotike e valltares holandeze dhe veprimet e saj nuk mund të ndaleshin para asgjëje. Kështu, sipas zërave, që nuk janë konfirmuar kurrë, vetëm pak çaste para se të pushkatohej, Mata Hari kishte hequr fustanin dhe kishte kërkuar që ta pushkatonin nudo. Detaje këto që ndoshta do të ndihmojnë akoma më shumë për të hedhur dritë mbi mitin e agjentes sekrete bukuroshe prej afro një shekulli.

Të fundit

VIDEO/ Poker në “Bernabeu”, Barcelona i jep “leksion futbolli” Real Madridit

Barcelona është skuadra për t’u mundur këtë sezon, me katalanasit që kanë turpëruar me “poker” Real Madridin. Në “El Clasicon”...

Sa e fortë është ushtria e Koresë së Veriut? “Ata nuk kanë as mjete”

Lajmi se ushtarët e Koresë së Veriut kanë zbarkuar në Rusi, ka shtuar shqetësimet për perëndimin. Por ekspertët dhe mediat ndërkombëtare besojnë se ushtria...

5 këshilla për kafshë shtëpiake të lumtura (dhe të shëndetshme)

Mia Cobb është një studiuese që punon në Universitetin e Melburnit dhe studimet e së cilës fokusohen në një shkencë që po bëhet gjithnjë...

Rama po e fiton dhe diasporën si bastion/ Berisha gënjeu 20 vjet për votën e emigrantëve

Me takimin e mbajtur sot në New York, juristi Kreshnik Spahiu thotë se Rama i mori Sali Berishës edhe bastionin e fundit të emigrantëve. Sipas tij, Rama...

Ngjarja që tronditi Shqipërinë e viteve ’30!/ E vërteta pas vjedhjes së parë të Bankës

Kreshnik Kuçaj Mëngjesin e së shtunës së 12 shtatorit 1931, Dhimitër Maksakuli, një njeri i njohur dhe i respektuar në qytetin e Durrësit, përshëndeti kolegët e...

Lajme të tjera

Web TV