Personi i pa të cilin ekipi i Juventusit dhe i Partizanit nuk mund t’ia dalë dot, Erion Braçe, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me aftësitë e tij fizike.
Pardje është mbajtur ndeshja Samdoria-Juventus, dhe si rrallëherë njeriu më i dashur për Erion Braçen ,Cristiano Ronaldo është hedhur si me sustë për të shënuar gol. Zemra e vogël e brumosur me idealet e partisë së Erionit ka arritur të marrë një frymëzim nga kjo hedhje.
Me anë të një postimi në Instagram, ai ka deklaruar se do shihemi në hedhje më të larta se shtylla kufizuese e portës e cila është 2.56 metra, duke nënkuptuar se Braçe është gati që të bëjë një hedhje deri në 3 metra.
“Shiheni, me lart se shtylla kufizuese e portës nga lart: 2.56 METRA!”, -shkruan Erion Brace në Instagram.
Mjafton disa llogaritje të thjeshta matematikore për të kuptuar sesa lartë do i duhet të kërcejë Braçes për të arritur 3 metra.
“Duke ju referuar gjatësisë së Braçes, i cili arrin deri në 2.58 metra , ai nuk ka nevojë fare të hidhet”, -thotë një komentues.
Një tjetër mendon se Braçe duhet të hidhet nga kati i 5 i një pallati drejt një mullari me bar që mund të realizojë ëndrrën e tij të hedhjes.