“Non grata”/ Berisha “dënohet” përjetë në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, në një qëndrim të saj ka “shuar” ëdo shpresë të ish-kryeministrit Sali Berisha se mund të ndryshojë vendimi që është marrë për të dhë familjen si të padëshiruar në Amerikë. Sipas amsadores: “Përcaktimi i shpalljes non grata nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”.

Në 77-vjetorin e lindjes së tij, Sali Berisha dëgjoji edhe një herë se shpallja “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vendim që mund të ndryshojë, sado që ish kryeministri të ketë shansin për të fituar gjyqin në Francë përballë Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken. “Nuk mund të ketë negocim dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë ndërmjetës, sa u takon personave të shpallur non grata nga SHBA-ja”, ka shkruar shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke nënvizuar se faktet janë të pamohueshme dhe nuk ka vend për konspiracion. Kjo deklaratë e Kim ishte si një këmbanë për ish kryeministrin Sali Berisha, i cili pas shpalljes “non grata” duket se ka nisur një sulm ndaj Blinken, por edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Përcaktimi i shpalljes non grata nuk i nënshtrohet “negocimit” dhe askush nuk duhet të pretendojë të jetë “ndërmjetës”. Ata mund t’ia vënë fajin konsipracionit, por faktet janë të pamohueshme.

Presidenti Biden e ka bërë të qartë se do të kërkojë llogari për të gjithë ata që përfshihen në korrupsion”, shprehet Kim, duke dhënë një mesazh të fortë për ata që janë të përfshirë në lobimin e mundëshëm në SHBA që të ndryshojë vendimi për shpallejn e tij si i padëshiruar. Në mbështetje të qëndrimit të saj Kim ka postuar memorandumin e Shtepisë së Bardhë i cili flet për rastet e dyshimeve për korrupsionin, minues të demokracisë apo tentativë për destabilizim. Më herët, ambasadorja amerikane deklaroi se kush thotë se është habitur nga vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për zotin Berisha, me gjasë nuk është shumë i sinqertë. Kim ka mbajtur qëndrim edhe për reagimet e Berishës se shpallja e tij “non grata” ka ardhur si një vendim i George Soros. “Do të thosha që këto histori konspiracioni janë të pavend për një vend aleat në NATO dhe aspirant për në BE. Ditët e teorive të konspiracionit duhet t’i përkasin të shkuarës. Tani, e gjitha ka të bëjë me faktet. Dhe do t’ju them që procesi për përcaktimin e individëve, sidomos individëve të rëndësishëm, është një proces shumë i gjatë dhe shumë tërësor. Dhe, në kohën kur një vendim shkon përpara Sekretarit të Shtetit, pra që të nënshkruhet nga Sekretari i Shtetit, ai ka kaluar nëpër shumë e shumë nivele shqyrtimi. Dua të sqaroj që nuk është pjesë e ndonjë teorie të çmendur konspirative që vë në shënjestër politikën e brendshme këtu. Uashingtoni nuk merret me diçka të tillë”, është shprehur Kim. Diplomatja amerikane shpjegon se kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. “Mendoj se është e drejtë të thuhet që në shumicën e rasteve, në të gjitha rastet, dhe nuk flas vetëm për Shqipërinë, po flas për të gjithë botën, në momentin kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme. Dhe mendoj se ata që thonë se janë të habitur, me gjasë nuk po tregohen fort të sinqertë”, tha ajo. Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur “non grata” deri tani 4 figura publike shqiptare. Në këtë listë, janë ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, kreu i PSD-së Tom Doshi dhe ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Të fundit

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme...

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i nisur në Rrëzomët e Delvinës,...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Përfundon Lufta e Dytë Botërore në Azi dhe lind dita enjohur si “V-J Day”

(Victory over Japan Day): Skena para dorëzimit Në verën e vitit 1945, Japonia ishte e rrënuar nga lufta pas katër vitesh luftimesh intensive në Paqësor. Më 6...

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e agjencisë së kundërzbulimit të këtij...

Lajme të tjera

Web TV