I riu vrau deputetin britanik/ Si kaloi nga student i ekselencës në ekstremist radikal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Babai i të dyshuarit për vrasjen e politikanit britanik David Amess u kërcënua me vdekje nga xhihadistët dhe ‘përbuz terroristët’ pasi u frikësua nga ekstremistët e al-Shabaab në  vendin e tij të lindjes, Somali.

Ali Harbi Ali, 25 vjeç, po mbahet nga policia nën dyshimin për vrasjen e deputetit veteran konservator me 17 goditje thike, ndërsa takohej me zgjedhësit e tij në Southend West të premten pasdite.

Besohet se terroristi i dyshuar islamik mund të ketë zgjedhur viktimën e tij të supozuar rastësisht.

Babai i tij Harbi Ali Kullane dikur shërbente si doktor për kryeministrin e Somalisë para se të largohej nga vendi për në Londër, pak para se djali i tij i madh Ali të lindte në Southwark në 1996. Duke qenë familje e respektuar dhe myslimanë të moderuar ata i lejuan fëmijët e tyre të ndiqnin shkollën fillore të në Kishë.

Por djali i tij u fut në një qendër të deradikalizimit pasi një mësues vuri re pikëpamjet e tij ekstremiste të paktën pesë vjet më parë pasi u bë një “tifoz i madh” i predikuesit të urrejtjes Anjem Choudary – dhe kjo mund të shpjegojë pse ai është i ndarë nga prindërit e tij sot.

Harbi Ali Kullane vetë përbuz terroristët, kështu që do të ishte e vështirë të imagjinohet se si djali i tij është radikalizuar kaq shumë.

Megjithatë gjatë viteve të shkollës ai ka qenë i shkëlqyer me notat dhe të gjithë mësuesit e lavdëronin, prandaj ishte e habitshme mënyra se si ai u radikalizua.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV